Opozita refuzoi ftesën e saj, OSBE thërret edhe Komisionin e Venecias në tryezën për Reformën Zgjedhore

Publikuar tek: politike, më 19:44 23-09-2019 Opozita refuzoi ftesën e saj, OSBE thërret edhe Komisionin e Venecias në tryezën për Reformën Zgjedhore Foto ilustruese

Komisioni i Veneccias do të marri pjesë në tryezën e diskutimit për Reformën Zgjedhore.

Një javë më parë OSBE u bërë ftesë gjithë pative politike që të bëheshin bashkë dhe të merrnin pjesë në tryezën e diskutimit për hartimin e Reformës Zgjedhore, në Kuvend. Thirrja e OSBE i drejtohej dhe opozitës jashtëparlamentare, që të merrte pjesë dhe ajo në kët takim të rëndësishëm, mirëpo përgjigja ishte negative.

Menjëherë pas ftesës, Basha me aleatët opozitarë u mblodhën në Selinë e PD dhe pas daljes prej andej u shprehën unanimisht se nuk do të merrnin pjesë në dialog. Ata u shprehën se pa u zgjidhur kriza nuk mund të flitej për reformë.

Ftesën për pjesëmarrje opozitës dhe gjithë aleatëve një nga një ua bëri dhe kryeministri Rama, por përgjigja ishte e njëjtë. Tashmë me pjesëmarrjen në dialog, nuk dihet cili do të jetë roli i Komisionit të Venecias.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.025470018386841
array(1) { ["section"]=> string(109) "opozita-refuzoi-ftesen-e-saj-osbe-therret-edhe-komisionin-e-venecias-ne-tryezen-per-reformen-zgjedhore-179529" }