Opozita vendosi DATËN dhe ORËN e protestës, Braçe-Bashës: Tutori yt e bëri dhe u përvëlua

Publikuar tek: aktualitet, më 15:01 22-04-2019 Opozita vendosi DATËN dhe ORËN e protestës, Braçe-Bashës: Tutori yt e bëri dhe u përvëlua

Pas vendosjes së datës dhe orës së protestës së opozitës, ka reaguar zëvendës kryeministri Erion Braçe. Teksa ka publikuar tre foto të disa grupeve të turistëve që huaj, që kanë mbërritur në Shqipëri, Braçe i bën thirrje kryedemokratit Basha të largohet.

'Tani boll kundër njerëzve të zakonshëm, ekonomisë së tyre, thjesht, sepse ke tmerr nga rënia e Sistemit! Mos ju prek ekonominë or qyq!

Tutori yt e bëri dhe u përvëlua! Zini mend një herë të vetme', shkruan mes të tjerash Braçe.

Kujtojmë se opozita lajmëroi sot protestën e rradhës e cila do të zhvillohet më 11 maj në orën 18:30.

Postimi i plotë:

Nuk ka vend!
TIRANAESHTEPLOT!
NUK KA VEND PER TY!
Shihe!
Ne nje minute te vetme, #SOT,
tamam ne Bulevard, 
mes selise se Qeverise e Kuvendit,
jane tre grupe te medha turistesh!
LERE TIRANEN TE JETOJE!
Boll e sulmove!
Boll i demtove njerezit!
Boll e sulmove ekonomine e tyre!
Ti i ke bere parate e tua,
hem si hollandez e hem si pushtetar!
Abuzove sa deshe, u pasurove,
u hetove,
bere cmos dhe gjykimin ndalove!
Kete Sistem kemi!
Tani boll kunder njerezve te zakonshem,
ekonomise se tyre, thjesht,
sepse ke tmerr nga renia e Sistemit!
Mos ju prek ekonomine or qyq!
Tutori yt e beri dhe u pervelua!
Zini mend nje here te vetme!

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.26918888092041
array(1) { ["section"]=> string(94) "opozita-vendosi-daten-dhe-oren-e-protestes-brace-bashes-tutori-yt-e-beri-dhe-u-pervelua-161405" }