Opozitarët bëhen bashkë në Britani, kundër vendimit të kryeministri Johnson për zgjedhje të parakohshme

Publikuar tek: bota, më 23:25 06-09-2019 Opozitarët bëhen bashkë në Britani, kundër vendimit të kryeministri Johnson për zgjedhje të parakohshme Kryeministri Boris Johnson duke folur ne Parlamentin britanik

Partitë opozitare në Britaninë e Madhe kanë rënë dakord që të mos mbështesin kërkesën e kryeministrit Boris Johnson për zgjedhje të përgjithshme përpara samiti të Bashkimit Evropian, në mes të tetorit.

Dy partitë më të mëdha të opozitës, Laburisët dhe Demokratët Liberalë, kanë konfirmuar vendosmërinë e tyre për të votuar kundër qeverisë për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme.

Në një reagim të tijin, kryeministri Johnson tha se partitë opozitare po bëjnë një ‘gabim të jashtëzakonshëm politik.’

Johnson do që zgjedhjet të zhvillohen më 15 tetor, përpara samitit të BE në Bruksel, më 17 dhe 18 tetor, pasi një gjë e tillë do t'i mundësonte vendit Brexit më 31 tetor.

Por, shumica e deputetëve në Parlamentin britanik, të cilët kanë miratuar një projektligj që e parandalon largimin e Britanisë pa marrëveshje, janë kundër këtij vendimi të kryeministrit.

Nga ana tjetër, Fondi Monetar Ndërkombëtar ka paralajmëruar Britaninë e Madhe se një Brexit pa marrëveshje do të ketë pasoja të rënda ekonomike për të.

Si e vlerësoni punën e secilit ministër të qeverisë Rama 2?

Votoni nga 1 te 10 (1 nenkupton shumë keq, 10 nënkupton shumë mirë)

Anila Denaj - Ministre e Financave
Arben Ahmetaj - Ministër i Shtetit për Rindërtimin
Belinda Balluku - Ministre e Infrastukturës dhe Energjitikës
Bledi Çuçi - Ministër i Bujqësisë
Blendi Klosi - Ministër i Turizmit
Eduard Shalsi - Ministër Shteti për Mbrojtjen e Sipërmarrjes
Elisa Spiropali - Ministre e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin
Elva Margariti - Ministre e Kulturës
Etilda Gjonaj - Ministre e Drejtësisë
Evis Kushi - Ministre e Arsimit, Rinisë dhe Sportit
Ogerta Manastirliu - Ministre e Shëndetësisë
Olta Xhaçka - Ministre e Mbrojtjes
Pandeli Majko - Ministër i Diasporës
Sandër Lleshaj - Ministër i Brendshëm

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.012393951416016
array(1) { ["section"]=> string(109) "opozitaret-behen-bashke-ne-britani-kunder-vendimit-te-kryeministri-johnson-per-zgjedhje-te-parakohshme-177572" }