'Opozitat të merren vesh me njëra- tjetrën', Murrizi pas deklaratës së Ramës: Gati të ulem me Bashën, por me një kusht!

Publikuar tek: politike, më 23:26 07-07-2020 'Opozitat të merren vesh me njëra- tjetrën', Murrizi pas deklaratës së Ramës: Gati të ulem me Bashën, por me një kusht! Myslim Murrizi

Kryeministri Edi Rama sot në mbrëmje pas mbarimit të takimit me opozitën parlamentare, gjatë deklaratës për mediat la të kuptohet se maxhoranca nuk është kundër diskutimit për aplikimin e listave të hapura, por kundërshtimet sipas tij vijnë nga opozita parlamentare, ndaj dhe opozitat duhet të merren vesh me njëra-tjetrën.

Në përgjigje të kësaj deklarate, Myslim Murrizi është shprehur se është i gatshëm që të ulet në tryezë me opozitën e re. I ftuar në emisionin "Repolitix", Murrizi tha se për  këtë ka vetëm një kusht, që Lulzim Basha t'iu kërkojë falje deputetëve për baltosjen që iu bë pse pranuan mandatet.

"Ulem me ta, por Basha duhet të kërkojë falje për baltën që ka hedhur për deputetën që pranuan mandatet. Nuk e votojmë Reformën Zgjedhore në Kuvend as për Lulin, as për Monikën as për Ramën e as Obamën", tha Murrizi.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0090718269348145
array(1) { ["section"]=> string(119) "opozitat-te-merren-vesh-me-njera-tjetren-murrizi-pas-deklarates-se-rames-gati-te-ulem-me-bashen-por-me-nje-kusht-213185" }