‘Or ti Lul kujton se ne s’mbajmë mend çfarë ti thua’, Brace i kthehet Bashës: Prokurorinë e paske instrumentalizuar

Publikuar tek: politike, më 21:38 25-03-2019 ‘Or ti Lul kujton se ne s’mbajmë mend çfarë ti thua’, Brace i kthehet Bashës: Prokurorinë e paske instrumentalizuar

Zëvendës-kryeministri Erion Braçe ka reaguar pasi kreu i PD-së Lulzim Basha u thërrit në Prokurorinë e Tiranës si një person që ka dijeni mbi dosjen e lobimit të SHBA me PD.

Braçe me anë të një statusi në ‘Twitter’ i është drejtuar kreut të opozitës se ai gënjen.

Sipas Braçes, dje ai tha se Prokuroria ishte e instrumentalizuar politikisht, ndërsa sot i ka kërkuar Prokurorisë të hetojë PD-në.

‘Or ti Lul; Kujton se ne s’mbajme mend cfare ti thua apo ti genjen sa here qe flet? Te enjte na the se, Prokuroria ishte e instrumentalizuar politikisht! Sot na the qe, i ke kerkuar ti Prokurorise te hetoje PD! Domethene or ti Lul, Prokurorine e paske instrumentalizuar ti’, shkruan Braçe.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.029201030731201
array(1) { ["section"]=> string(118) "or-ti-lul-kujton-se-ne-s-mbajme-mend-cfare-ti-thua-brace-i-kthehet-bashes-prokurorine-e-paske-instrumentalizuar-157869" }