'Ora Atlantic, telefoni dhe dosja e spiunëve', Kujtim Gjuzi tregon eksperiencën si deputet i ri: Kur vajta në lavazh për të larë makinën i thashë...

Publikuar tek: fcb-bomb, më 07:40 16-05-2019 'Ora Atlantic, telefoni dhe dosja e spiunëve', Kujtim Gjuzi tregon eksperiencën si deputet i ri: Kur vajta në lavazh për të larë makinën i thashë...

Kreu i partisë Konservatore, i cili pranoi të futet në Kuvend, Kujtim Gjuzi ishte i ftuar mbrëmë në Opinion.

Teksa mori vëmendje për orën dhe telefonin e shtrenjtë që mbante në dorë, Gjuzi ndau edhe eksperienca të tjera personale, si një deputet i ri.

“Kur vajta deputet e lava makinën time vetë. I thash lavazhierit lëre se e laj vetë”, tha Gjuzi.

Ndërsa Fevziu kërkoi t'i jepnin duartrokitje. "Për këtë jepini një duartrokitje zotërisë…", tha ai.

Veç punës si rrobaqepës, ekonomist, në marketing ai tha se kishte qenë edhe president i një autoshkolle.

“Ju thoni që kam qenë shofer në autoshkollë, kam qenë si president i kompanisë, kontrolloja instruktorët”, tha Gjuzi.

Mirëpo, mbrëmë në dorë Gjuzi mbante edhe një dosje të verdhë, për të cilën u shpreh se kishte emrat e spiunëve që futen në Kuvend.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.006742000579834
array(1) { ["section"]=> string(148) "ora-atltantic-telefoni-dhe-dosja-e-spiuneve-kujtim-gjuzi-tregon-eksperiencen-si-deputet-i-ri-kur-vajta-te-lavazh-per-te-lare-makinen-i-thashe-164506" }