Ora e apokalipsit qëndron 3 minuta para mesnate

Publikuar tek: bota, më 21:51 26-01-2016 Ora e apokalipsit qëndron 3 minuta para mesnate

Bota është ende 3 minuta pranë apokalipsit. Shkencëtarët atomikë kanë vendosur të mos i lëvizin akrepat e orës që numëron mbrapsht minutat e fundit të botës.

Pavarësisht testimit të bombës me hidrogjeën nga Korjea e Veriut, forcimit të Shtetit Islamik dhe tensioneve Rusi - Turqi, akrepat e orës kanë “ngecur” në 11:57 para mesnate, ndërsa 12:00 simbolizon fundin e botës.

Aktualisht, buletini njofton se apokalipsi është 3 minuta larg po aq sa në 2014-ën, ndërsa gjatë kontrollit në vitin 2013, ne ishim 5 minuta larg nga kastastrofa. Shpjegimi i këtij ndryshimi gjendet tek ndryshimi i pakontrolluar i klimës, modernizimi i armëve bërthamore në nivel global, dhe arsenalet e jashtëzakonshme të armëve bërthamore që përbëjnë një kërcënim të madh e të pamohueshëm, për vazhdimin e ekzistencës së njerëzimit. Ndërkaq liderët botërorë, kanë dështuar të veprojnë me shpejtësinë e duhur apo në shkallën e nevojshme, për të mbrojtur qytetarët nga katastrofa e mundshme.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.031619071960449
array(1) { ["section"]=> string(53) "ora-e-apokalipsit-qendron-3-minuta-para-mesnate-31005" }