'Ora shpresëplotë e ndryshimit po troket', Basha para demokratëve të Durrësit: Ka ardhur koha e një beteje vendimtare për jetë a vdekje

Publikuar tek: politike, më 19:29 22-05-2019 'Ora shpresëplotë e ndryshimit po troket', Basha para demokratëve të Durrësit: Ka ardhur koha e një beteje vendimtare për jetë a vdekje

Kryedemokrati Lulzim Basha ndodhet pasditen e sotme në qytetin e Durrësit aty ku po zhvillon një takim me demokratët e qytetit bregdetar.

'Po troket ora shpresëplotë e ndryshimit të madh që po vjen. Ditë për ditë sytë e shqiptarëve janë drejt pasditeve ku ne bashkohemi në salla e në sheshe, ku ne bashkohemi për një qëllim dhe një kauzë në betejën tonë kombëtare dhe europiane për Shqipërinë si Gjithë Europa', tha Basha.

Më tej, Basha theksoi se tashmë ka ardhur koha e një beteje vendimtare për jetë a vedekje për ta bërë Shqipërinë si gjithë Europa.

'Tani asnjë minut më vonë ka ardhur koha e një beteje vendimtare për jetë a vdekje për të bërë Shqipërinë si gjithë Europa', tha ndër të tjera Lulzim Basha, ndërsa duke komentuar pjesëmarrjen shtoi ' Një bashkim popullor nuk është parë që në ditët e përmbysjes së diktaturës. Ditët që bashkuan shqiptarët rreth kësaj ëndrre të madhe, ëndrrës së dinjitietit dhe mirëqenies. Askush më mirë se Durrësi dhe durrësakët nuk e njeh kalvarin tonë drejt Europës që nisi në vitet 90 kur mijëra bij dhe bija emigrantësh morën rrugën dhe u nisën jashtë.'

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.036628007888794
array(1) { ["section"]=> string(138) "ora-shpreseplote-e-ndryshimit-po-troket-basha-para-demokrateve-te-durresit-ka-ardhur-koha-e-nje-beteje-vendimtare-per-jete-a-vdekje-165322" }