ORËT E FUNDIT/ Liderët e OSBE dalin me një deklaratë të FORTË: Zgjedhjet këtë të diel të jenë paqësore! Po MONITOROJMË! Nxitësit e DHUNËS do mbajnë PËRGJEGJËSI (E PLOTË)

Publikuar tek: politike, më 10:59 28-06-2019 ORËT E FUNDIT/ Liderët e OSBE dalin me një deklaratë të FORTË: Zgjedhjet këtë të diel të jenë paqësore! Po MONITOROJMË! Nxitësit e DHUNËS do mbajnë PËRGJEGJËSI (E PLOTË) Lajcak

Liderët e OSBE bëjnë thirrje për përmbajtje në Shqipëri duke dënuar njëherazi aktet e dhunës që targetojnë organet përgjegjëse për zhvillimin e zgjedhjeve lokale anembanë Shqipërisë, duke dëmtuar shkollat dhe materialet e votimit.

OSBE bën me dije se po monitoron gjithçka që lidhet me 30 qershorin e së dielës, dhe se nxitësit e dhunës do mbajnë përgjegjësi.

Kryesuesi i OSBE me detyrë ministër i Punëve të Jashtme të Sllovakisë, Miroslav Lajcak, Sekretari i Përgjithshëm i OSBE, Tomas Greminger, Kryetari i Asamblesë Parlamentare të OSBE Xhorxh Tsereteli dhe Sekretari i Përgjithshëm i OSBE PA, Roverto Montella shprehin keqardhjen për vazhdimin e tensionit politik në Shqipëri dhe bëjnë deklaratën e mëposhtme:

“OSBE po monitoron nga afër ngjarjet dhe kanë nxitur vazhdimisht të gjithë aktorët relevantë të angazhohen në një politikë konstruktive, të respektojnë proceset demokratike të vendit dhe të tregojnë vetëpërmbajtje.

Tani, më shumë se ndonjëherë tjetër është e domosdoshme që aktorët shqiptarë të punojnë së bashku për të thyer bllokimin aktual, të angazhohen në dialog pa kushte për të siguruar që zhvillimi i zgjedhjeve këtë të djelë të jetë paqësor.

Ne nxisim të gjitha palët e interesuara të mbështeten në sundimin e ligjit, të respektojnë rolin kushtetues të institucioneve demokratike dhe të drejtat themelore dhe të shmangin dhunën; kryesit e akteve të dhunës dhe nxitësit e tyre duhet të jenë ligjërisht të përgjegjshëm. Ne gjithashtu u bëjmë thirrje institucioneve të zbatimit të ligjit të përdorin masa porpocionale.

Duke njohur të drejtën e shqiptarëve për mjete paqësore të protestës, OSBE dënon ashpër sulmet e fundit të dhunshme që targetojnë organet përgjegjëse për zhvillimin e zgjedhjeve lokale anembanë shqipërisë, duke dëmtuar shkollat dhe materialet e votimit.

Të gjitha kontraditat politike dhe administrative duhet të zhgjidhen në përputhje me sundimin e ligjit dhe proceseve logjore. Cdo përpjekje për të prishur procesin demokratik përmes veprimeve të dhunshme ndalon përparimin e Shqipërisë dhe njollos reputacionin e vendit në arenën ndërkombëtare. Cdo shkelje ligjore lidhur me zgjedhjet, duke përfshirë blerjen e votave, shpërdorimin e burimeve publike dhe ushtrimin e presionit lidhur me zgjedhjet për punonjësit e administratës publike, duhet të rezultojnë me pasoja ligjore. Duke pasur parasysh përparimin e vendit në fushat kryesore gjatë viteve të fundit, të shprehura me miratimin unanim nga 56 vendet që Shqipëria të mbajë presidencën e radhës së OSBE në vitin 2020, ne jemi të bindur se Shqipëria do të mund të jetë në gjendje të përparojë në një sens maturimi pergjegjshmëie, sa i përket progresit të vendit dhe repiutacionit që nxitet në vend. Si gjithmonë, OSBE është e gatshme si përkrahëse dhe mike, të punojë me institucionet ndërkombëtare drejt avancimit të prioriteve të vendit, në fund të fundit në interest ë qytetarëve të Shqipërisë. Pas 30 qershorit, OSBE do të mbështesë fuqishëm përpjekjet e riforcuara drejt reformave të vendit, duke përfshirë edhe atë që lidhet me gjyqsorin, sipas kërkesave dhe aspiratave të popullit shqiptar", thuhet në deklaratë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.007565975189209
array(1) { ["section"]=> string(170) "oret-e-fundit-lideret-e-osbe-dalin-me-nje-deklarate-te-forte-zgjedhjet-kete-te-diel-te-jene-paqesore-po-monitorojme-nxitesit-e-dhunes-do-mbajne-pergjegjesi-e-plote-170127" }