Orët finale për BREXIT, intesifikohen negociatat, Merkel dhe Macron në konferencë për shtyp pasditen e sotme

Publikuar tek: bota, më 10:40 16-10-2019 Orët finale për BREXIT, intesifikohen negociatat, Merkel dhe Macron në konferencë për shtyp pasditen e sotme Kancelarja gjermane Angela Merkel dhe presidenti i Frances Emanuel Macron

Zyrtarët e BE dhe UK kanë rifilluar bisedimet me shpresën për të arritur një marrëveshje nga liderët në samitin e të enjtes, raporton BBC.

Kryeministri Boris Johnson pritet të informojë kabinetin për progresin e negociatave që do të vazhdojnë intesivisht ditën e sotme.

Të martën, pati raportime të pakonfirmuara se një marrëveshje ishte shumë pranë. Por burimet qeveritare i thanë BBC se shancet që të ketë një marrëveshje, po zvogëlohen. Kryenegociatori i BE Michel Barnier do të informojë “bllokun” për gjendjen e negociatave më vonë kur të informojë komisionerët e BE dhe ambasadorët.

Cdo marrëveshje do të duhet të publikohet me teksin ligjor nëse EU27 do të ratifikojnë një marrëveshje në samit.

Britania e Madhe parashikohet të ikë nga BE në orën 23.00 me orën lokale në 31 tetor. Kryeministri ka përsëritur faktin se nuk do të kërkojë ndonjë shtyrje.

Ndërkohë pasdite në orën 17.15, do të ketë një konferencë të përbashkët për shtyp të kancelares gjermane Angela Merkel dhe presidentit Frances Emanuel Macron dhe dy liderët do të japin një mesazh më të qartë përpara samitit të nesërm të liderve të BE-së.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.017731904983521
array(1) { ["section"]=> string(113) "oret-finale-per-brexit-intesifikohen-negociatat-merkel-dhe-macron-ne-konference-per-shtyp-pasditen-e-sotme-182275" }