Organet e Reformës në Drejtësi, juristja denoncon publikisht: Pati shkelje gjatë konkurimit

Publikuar tek: politike, më 09:26 05-01-2018 Organet e Reformës në Drejtësi, juristja denoncon publikisht: Pati shkelje gjatë konkurimit

Vjen denoncimi i parë publik lidhur me zgjedhjen e organeve të reja të reformës në drejtësi.

Enida Bozheku, një juriste që ka konkuruar për këshilltare ligjore dhe nuk ka fituar, deklaron se ka patur parregullsi gjatë këtij konkurimi.

E ftuar në emisionin “Debati në Channel One” të gazetarit Roland Qafoku, juristja Bozheku e diplomuar në universitetin “La Sapienza” të Romë tha se nga 200 konkurentë fituan 7 por pakënaqësitë mes konkurentëve ishin të mëdha.

“Ka patur mospërputhje të disa fituesëve të kohës që ata kanë ndjekur shkollën me kohën e punës”,  tha Bozheku duke shtuar se kjo duhet t’i skualifikonte atë që në paraqitjen e dokumentacionit. Më datën 27 dhjetor doli njoftimi sipas të cilit u bën publikë fituesit.

 

26241733_2109461329299993_347582132_n.jpg

Ja njoftimi:

Mbledhja e Gjyqtarëve të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, me vendimin nr.14 datë 27.12.2017, ora 14:14, vendosi të emërojë në pozicionin e këshilltarëve ligjorë kandidatët si më poshtë:

1.       Betula Toto

2.       Denis Roka

3.       Eglantina Bakiu

4.       Jonida Hoxha

5.       Odise Xhelita

6.       Olivia Hoxha

7.       Olsa Nikolla

Ju falenderojmë për pjesëmarrjen në këtë proces dhe bashkëpunimin gjatë tij.

Kolegji i Posaçëm i Apelimit 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.013049125671387
array(1) { ["section"]=> string(96) "organet-e-reformes-ne-drejtesi-juristja-denoncon-publikisht-pati-shkelje-gjate-konkurimit-105482" }