Organizatorët e PD-së dhe krerët e degëve në rrethe kanë dhënë disa shifra të përafërta të numrit të protestuesve që kanë ardhur në Tiranë ditën e sotme. Në total mendohen se janë rreth 19 mijë qytetarë të mbledhur nga Vlora, Durrësi, Shkodra, Elbasani, Pogradeci, Kukësi etj.
Nga kryetarët e PD-së në rrethe bëhet e ditur se nga Qarku I Shkodrës janë nisur rreth 12 mijë protestues, ndërkohë që nga Kukësi 1 mijë. Nga Elbasani janë nisur 10 autobusë me rreth 600 protestues, nga Pogradeci 400 protestues, kurse nga Vlora 6 autobusë, me rreth 360 qytetarë.
Një pjesë e qytetarëve janë nisur edhe me makina personale, si protestuesit nga Berati. Nga Fieri janë nisur rreth 2500 persona, ndërsa nga Lezha 1500
Qytetarët u nisën me autobusë dhe makina personale, për të cilat u bënë edhe kontrolle nga policia.