Organizohet në Londër protesta kundër Brexit, “Unë jam me BE”

Publikuar tek: bota, më 15:43 02-07-2016 Organizohet në Londër protesta kundër Brexit, “Unë jam me BE”

Mijëra njerëz u mblodhën sot në qendër të Londrës për të shprehur revoltën kundër vendimit të votuesve në referendumin e fundit që Britania e Madhe të dalë nga Bashkimit Evropian.

Në mesin e të tubuarve ishin njerëz kryesisht të rinj të cilët marshuan në kuartin Westminster duke brohoritur: "Unë jam me BE-në", "Çfarë të bëjmë? Të qëndrojnë në BE?".

Në Britani para disa ditësh u mbajt referendumi në të cilin 52 përqind e votuesve thanë se duan që vendi i tyre të braktisë BE-në.

Qeveria britanike është e detyruar të paraqesë zyrtarisht rezultatet e referendumit dhe kërkesën për dalje nga Unioni ndërsa negociatat për këtë do të duhej të zgjasin deri në dy vite.

Vlerësohet se në Londër jetojnë afro 850 mijë qytetarë të cilët kanë lindur në vendet tjera të BE-së, më së shumti polakë dhe irlandezë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Pas referendumit, zbret me 5% mbështetja për Brexit
Ndahet nga jeta aktorja e njohur britanike »
Article Logic
Execution time: 0.013525009155273
array(1) { ["section"]=> string(64) "organizohet-ne-londer-protesta-kunder-brexit-une-jam-me-be-45318" }