Organizohet në Shqipëri maratona më e madhe teknologjike e krijuar nga NASA

Publikuar tek: aktualitet, më 20:43 10-04-2015 Organizohet në Shqipëri maratona më e madhe teknologjike e krijuar nga NASA

Protik me mbeshtetjen e Vodafone Albania organizon për herë të parë në Shqipëri maratonën më të madhe teknologjike të krijuar nga NASA, duke filluar nga 10-12 Prill 2015.

International Space Challenge është një konkurs ku grupe nga fusha e teknologjisë, kërkues shkencorë, projektues, artistë, mësues, sipërmarrës, zhvillues softëare dhe studentë nga e gjithë bota, do të bashkëpunojnë duke përdorur burime të ndryshme të dhënash për të gjetur zgjidhje inovative për sfidat e prezantuara nga NASA. Ky aktivitet do të organizohet brenda 48 oreve në më shumë se 130 qytete në mbarë botën.

Nëse jeni të talentuar në projektim, vizualizim të dhënash, robotikë, hardëare, softëare MOS humbni rastin për të qenë pjesë e këtij konkursi. Projekti juaj mund të shkojë në HAPËSIRË! Ju mund të bëheni pjesë e kësaj sfide duke u regjistruar në linkun: https://2015.spaceappschallenge.org/register/

Të gjithë aplikantët do të mblidhen për të punuar në grupe në ambjentet e Qendrës Protik në mënyrë që të zhvillojnë zgjidhje inovative për sfidat e paraqitura nga NASA. Zgjidhjet më të spikatura të sfidave do të kandidojnë për çmime ndërkombëtare.

Për të mësuar më shumë rreth sfidave të paraqitura nga NASA ndiqni linkun e mëposhtëm: www.2015.spaceappschallenge.org ose për më shumë informacion mund të kontaktoni në adresën [email protected]

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Korçë procesioni i Epitafit të Jezu Krishtit, bulevardi mbipopullohet
Hoyt Yee: Shqipëria të luftojë korrupsionin nëse do Europën »
Article Logic
Execution time: 0.011944055557251
array(1) { ["section"]=> string(80) "organizohet-ne-shqiperi-maratona-me-e-madhe-teknologjike-e-krijuar-nga-nasa-8407" }