Organizoi dasmë në kohë pandemie, 10 milionë lekë gjobë pronarit të restorantit në Berat

Publikuar tek: aktualitet, më 09:11 10-08-2020 Organizoi dasmë në kohë pandemie, 10 milionë lekë gjobë pronarit të restorantit në Berat Ilustruese

Policia ka njoftuar se ka gjobitur me 10 milionë lekë të vjetra pronarin e një restoranti në Berat, pasi kishte organizuar ceremoni martesore në restorantin e tij.

Bëhet me dije se është gjobitur K.B, i cili ka në pronësi një restorant në rrugën Berat - Urë Vjagurore.

Njoftimi i Policisë:

Policia e Beratit ka ndëshkuar me 1.000.000 lekë gjobë, pronarin e një restoranti, pasi u konstatua duke organizuar ceremoni martesore në kundërshtim me Aktin Normativ.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Berat, në vijim të kontrolleve të ushtruara në subjekte të ndryshme, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19, kanë evidentuar në rrugën Berat-Urë Vajgurore, një restorant në të cilin po organizohej ceremoni martesore, duke mos respektuar protokollet e sigurisë.

Shërbimet e Policisë i kanë vendosur pronarit të restorantit, shtetasit K. B., masën administrative 1.000.000 lekë.

Drejtoria Vendore e Policisë Berat apelon për të gjithë pronarët/administratorët e subjekteve që ushtrojnë aktivitet, të respektojnë me rigorozitet protokollet e sigurisë dhe masat kufizuese, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.02264404296875
array(1) { ["section"]=> string(94) "organizoi-dasme-ne-kohe-pandemie-10-milione-leke-gjobe-pronarit-te-restorantit-ne-berat-216648" }