Organizoi dasmë në lokalin e tij, procedohet dhe gjobitet 39-vjeçari në Durrës, ISHSH: Nuk u respektua distancimi fizik mes dasmorëve

Publikuar tek: aktualitet, më 12:18 12-07-2020 Organizoi dasmë në lokalin e tij, procedohet dhe gjobitet 39-vjeçari në Durrës, ISHSH: Nuk u respektua distancimi fizik mes dasmorëve Ilustruese

Një 39-vjeçar në Durrës është proceduar dhe gjobitur pasi organizoi dasmë në lokalin e tij, në kundërshtim me protokollet e sigurisë.  Kështu shtetasi E.K., banues në Sukth po hetohet në gjendje të lirë. 

ISHSH vendosi 1 milionë lekë gjobë për subjektin e tij, duke thënë se në dasmë nuk u respektua distancimi fizik ndaj personave. Lind pyetja, si mund të zhvillohet një dasmë me distancim fizik, si do kërcejnë dasmorët?

Njoftimi i policisë

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, në vijim të kontrolleve për zbatimin e protokolleve të sigurisë nga subjektet e ndryshme, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19, proceduan penalisht shtetasin:

E. K., 39 vjeç, banues në Sukth, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë se në lokalin në pronësi të tij kishte organizuar dasmë, duke mos respektuar distancimin fizik ndërmjet personave, si dhe kishte prishur rendin dhe qetësinë publike me zhurmat e krijuara nga volumi i lartë i muzikës.

Shërbimet e Policisë kanë sekuestruar pajisjet që përdoreshin për të bërë muzikë në ambientin e këtij lokali.

Ndërsa ISHSH-ja vendosi masë administrative 1.000.000 lekë, për këtë subjekt. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0096549987792969
array(1) { ["section"]=> string(137) "organizoi-dasme-ne-lokalin-e-tij-procedohet-dhe-gjobitet-39-vjecari-ne-durres-ishsh-nuk-u-respektua-distancimi-fizik-mes-dasmoreve-213614" }