Organizoi dhe porositi vrasjen e Emiljano Ramazanit dhe Regis Runajt, burg për 34-vjeçarin (EMRI)

Publikuar tek: aktualitet, më 17:53 18-09-2020 Organizoi dhe porositi vrasjen e Emiljano Ramazanit dhe Regis Runajt, burg për 34-vjeçarin (EMRI)

Policia e Shtetit ka zbardhur me fakte dhe dokumente dy ngjarjet e ndodhura gjatë muajit korrik në Elbasan.

Është bërë e mundur kapja e porositësit të vrasjes së Emiljano Ramazait dhe Regis Runajt.

Lexo edhe: Detaje tronditëse nga ekzekutimi i 23 vjeçarit në Elbasan, viktima po udhëtonte në motor me autorin, Hoxha e ka goditur 26 herë me thikë

Sakaq, është prangosur dhe është lënë në burg 34-vjeçari Erion Alibej, i akuzuar si organizatori dhe porositësi i këtyre dy vrasjeve që tronditën qytetin e Elbasanit.

Lexo edhe: Vranë 23 vjeçarin Regis Runaj, Gjykata vendos 'Arrest me burg' për dy vrasësit me pagesë

Njoftimi i policisë

Vijon operacioni policor i koduar "Shkumbini", i zhvilluar nga Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan, nën drejtimin e  Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan.

Zbardhet dhe dokumentohet me prova ligjore veprimtaria kriminale në fushën e krimeve ndaj personit, e 34-vjeçarit që është organizatori dhe porositësi i dy vrasjeve të ndodhura gjatë muajit korrik 2020, në qytetin e Elbasanit.

Ekzekutohet masa e sigurisë "Arrest në burg", për 34-vjeçarin, për veprën penale "Vrasja me paramendin” kryer në bashkëpunim.

Në vijim të punës të bërë nga strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për dokumentimin e plotë të dy vrasjeve të ndodhura gjatë muajit korrik në Elbasan, pasi një pune hetimore dymujore u bë e mundur zbardhja e plotë e këtyre ngjarjeve.

Në këtë kuadër, paraditen e sotme, nga strukturat e DVP Elbasan, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, në vijim të operacionit policor të koduar "Shkumbini", u bë ekzekutimi i masës së sigurisë "Arrest në burg", lëshuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan, bazuar në provat e grumbulluara gjatë hetimit nga strukturat hetimore, për shtetasin E. A., 34 vjeç, banues në Elbasan, për veprën penale “Vrasja me paramendim” kryer në bashkëpunim.

Nga hetimet e kryera rezultoi se ky shtetas është organizatori dhe porositësi i dy vrasjeve të ndodhura më datë 20 korrik në qytetin e Elbasanit, në lagjen “28 Nëntori”, ku u vra me armë zjarri shtetasi Emiljano Ramazani dhe i vrasjes së ndodhur më datë  29.07.2020, në afërsi të varrezave të qytetit, ku mbeti i vrarë me armë të ftohtë shtetasi Regis Runaj.

Nga Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, po hetohet për përfshirjen e këtij shtetasi në ngjarje të tjera të rënda kriminale të ndodhura kohët e fundit në Elbasan.

Si e vlerësoni punën e secilit ministër të qeverisë Rama 2?

Votoni nga 1 te 10 (1 nenkupton shumë keq, 10 nënkupton shumë mirë)

Anila Denaj - Ministre e Financave
Arben Ahmetaj - Ministër i Shtetit për Rindërtimin
Belinda Balluku - Ministre e Infrastukturës dhe Energjitikës
Bledi Çuçi - Ministër i Bujqësisë
Blendi Klosi - Ministër i Turizmit
Eduard Shalsi - Ministër Shteti për Mbrojtjen e Sipërmarrjes
Elisa Spiropali - Ministre e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin
Elva Margariti - Ministre e Kulturës
Etilda Gjonaj - Ministre e Drejtësisë
Evis Kushi - Ministre e Arsimit, Rinisë dhe Sportit
Ogerta Manastirliu - Ministre e Shëndetësisë
Olta Xhaçka - Ministre e Mbrojtjes
Pandeli Majko - Ministër i Diasporës
Sandër Lleshaj - Ministër i Brendshëm

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010358095169067
array(1) { ["section"]=> string(101) "organizoi-dhe-porositi-vrasjen-e-emiljano-ramazanit-dhe-regis-runajt-burg-per-34-vjecarin-emri-220851" }