Organizuan dasmë kundër rregullave të Covid, gjobiten me 30 milion lekë pronarët e dy restoranteve në Tiranë

Publikuar tek: aktualitet, më 12:44 09-08-2020 Organizuan dasmë kundër rregullave të Covid, gjobiten me 30 milion lekë pronarët e dy restoranteve në Tiranë Ilustruese

Pronarët e dy lokaleve në Tiranë kanë marrë gjobë, pasi kanë organizuar dasmë kundër rregullave të Covid.

Gjatë kontrolleve policia ka konstatuar dy restorante në të cilët ushtrohej aktivitet,duke organizuar ceremoni martesore në kundërshtim me Aktin Normativ, duke mos respektuar protokollet e sigurisë.

Pronarët me inicialet S.GJ dhe I.S., kanë marrë gjobë prej 3.000.000 lekë secilit.

Njoftimi policisë:

Policia e Tiranës ka ndëshkuar me nga 3.000.000 lekë gjobë, pronarët e dy restoranteve, pasi u konstatuan duke ushtruar aktivitet në kundërshtim me Aktin Normativ.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.1, në vijim të kontrolleve të ushtruara në subjekte të ndryshme, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19, kanë konstatuar dy restorante në të cilët ushtrohej aktivitet,duke organizuar ceremoni martesore në kundërshtim me Aktin Normativ, duke mos respektuar protokollet e sigurisë.

Për subjektet në fjalë shërbimet e Policisë u kanë vendosur administratorëve S.GJ dhe I.S., masë administrative prej 3.000.000 lekë secilit.

Policia e Tiranës apelon për të gjithë pronarët/administratorët e subjekteve që ushtrojnë aktivitet, të respektojnë me rigorozitet protokollet e sigurisë dhe masat kufizuese, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010360956192017
array(1) { ["section"]=> string(114) "organizuan-dasme-kunder-rregullave-te-covid-gjobiten-me-30-milion-leke-pronaret-e-dy-restoranteve-ne-tirane-216571" }