Organizuan dasmë kundër rregullave të Covid, Policia gjobit me 10 milion lek pronarin e restorantit në Kurbin

Publikuar tek: aktualitet, më 17:34 04-08-2020 Organizuan dasmë kundër rregullave të Covid, Policia gjobit me 10 milion lek pronarin e restorantit në Kurbin Ilustruese

Pronari i një restoranti në Fushë-Milot, Kurbin është gjobitur me 10 milion lekë pasi ka organizuar një ceremoni martesore dhe nuk ka respektuar rregullat anti-Covid.

Sipas njoftimit, policia ka evidentuar 1 restorant dasmash në Fushë Milot që ushtronte aktivitet duke organizuar dasma në kundërshtim me Aktin Normativ, duke mos respektuar kufizimin e përcaktuar nga Policia e Shtetit.

Për këtë subjekt, me administrator shtetasin B.Gj. 44 vjeç ,shërbimet e Policisë kanë vendosur masë administrative 1.000.000 lekë.

Njoftimi policisë:

Policia e Kurbinit ka ndëshkuar me 1 milion lekë gjobë, administratorin e një lokali në Fushë-Milot, pasi u konstatua duke ushtruar aktivitet në kundërshtim me Aktin Normativ.

Shërbimet e Komisariatit Kurbin, në vijim të kontrolleve të ushtruara në subjekte të ndryshme, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19, kanë evidentuar 1 restorant dasmash në Fushë Milot që ushtronte aktivitet duke organizuar dasma në kundërshtim me Aktin Normativ, duke mos respektuar kufizimin e përcaktuar nga Policia e Shtetit.

Për këtë subjekt, me administrator shtetasin B.Gj. 44 vjeç ,shërbimet e Policisë kanë vendosur masë administrative 1.000.000 lekë.

Policia e Lezhës apelon për të gjithë administratorët e subjekteve që ushtrojnë aktivitet, të respektojnë me rigorozitet protokollet e sigurisë dhe masat kufizuese, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.011732816696167
array(1) { ["section"]=> string(115) "organizuan-dasme-kunder-rregullave-te-covid-policia-gjobit-me-10-milion-lek-pronarin-e-restorantit-ne-kurbin-216077" }