Organizuan festa me muzikë 'live' në Durrës, 7 BALERINA dhe 2 PRONARË LOKALESH NATE përfundojnë në polici

Publikuar tek: aktualitet, më 11:15 05-07-2020 Organizuan festa me muzikë 'live' në Durrës, 7 BALERINA dhe 2 PRONARË LOKALESH NATE përfundojnë në polici Ilustruese

Policia e Shtetit ka njoftuar se ka proceduar penalisht 2 administratorë lokalesh në Durrës, të cilët organizuan aktivitete masive me muzikë "live" dhe balerina në lokale nate.

Në ambientet e policisë u shoqëruan 7 balerina dhe dy administratorët:

B. K., 27 vjeç, banues në Durrës, pasi u konstatua se në subjektin "Muzikë live", në administrim të tij, në lagjen nr.13, Durrës, kishte organizim me muzikë në ambient të mbyllur.

D. P., 60 vjeçe, banuese në Durrës, pasi shërbimet e Policisë kanë konstatuar se në subjektin "Muzikë live" në pronësi të saj, në Shkallnur, kishte organizim me muzikë në ambient të mbyllur.

Ndërkohë bëhet me dije se ndaj dy administratorëve të lokaleve të natës është vendosur masë administrative, ndërsa balerinat janë lënë të lira.

Njoftimi i Policisë:

Kontrolle të shtuara nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës ndaj subjekteve që ushtrojnë aktivitetin në kundërshtim me Aktin Normativ.

Organizuan akivitete masive me muzikë live dhe balerina në lokale nate, në kundërshtim me Aktin Normativ dhe urdhrin e Ministrisë së Shëndetësisë, procedohen penalisht dhe me masë administrative 2 administratorë lokalesh nate.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës vijojnë kontrollet për parandalimin e përhapjes së COVID-19, në zbatim të Aktit Normativ Nr. 3, pika 2, datë 15.03.2020, i cili është akoma në fuqi, për subjektet apo individët që organizojnë aktivitete publike dhe jopublike, si koncerte etj, në vënde të mbyllura, si dhe të urdhrit të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, datë 29.05.2020, "Për marjen e masave të veçanta dhe kufizimeve për parandalimin e përhapjes së COVID-19”.

Në vijim të kontrolleve, shërbimet e Policisë kanë evidentuar dy subjekte me muzikë live që ushtronin aktivitetin në mënyrë të kundërligjshme.

Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar në ambientet e Policisë dy administratorët e subjekteve dhe 7 balerina. Në përfundim të veprimeve të para u proceduan në gjendje të lirë shtetasit:

B. K., 27 vjeç, banues në Durrës, pasi u konstatua se në subjektin "Muzikë live", në administrim të tij, në lagjen nr.13, Durrës, kishte organizim me muzikë në ambient të mbyllur.

D. P., 60 vjeçe, banuese në Durrës, pasi shërbimet e Policisë kanë konstatuar se në subjektin "Muzikë live" në pronësi të saj, në Shkallnur, kishte organizim me muzikë në ambient të mbyllur.

Nga ana e ISHP-së janë marë masa administrative ndaj subjekteve.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

Policia e Durrësit apelon për të gjithë administratorët e subjekteve që ushtrojnë aktivitet, të respektojnë me rigorozitet portokollet e sigurisë dhe masat kufizuese, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010513067245483
array(1) { ["section"]=> string(109) "organizuan-festa-me-muzike-live-ne-durres-7-balerina-dhe-2-pronare-lokalesh-nate-perfundojne-ne-polici-212885" }