Organizuan protestë para Rafinerisë, procedohen penalisht 8 naftëtarët

Publikuar tek: aktualitet, më 14:14 15-09-2020 Organizuan protestë para Rafinerisë, procedohen penalisht 8 naftëtarët Protesta ne Ballsh

8 naftëtarë që morën pjesë në protestën e djeshme të zhvilluar në Rafinerinë e Naftës në Ballsh, janë proceduar penalisht.

Të proceduar janë organizatorët e protestës, për shkak se në kohë pandemie është e ndaluar të zhvillohen tubime.

"Organizuan dhe morën pjesë në protestë të paligjshme si edhe kanë thyer Urdhërin Nr.351 datë 29.0.2020 pika nr. 4 të Ministres së Shëndetësisë mbi masat ndaj  pandemisë Covid- 19, procedohen penalisht 8 persona.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Mallakastër, në përfundim të veprimeve të kryera në lidhje me protestën e paligjshme të zhvilluar ditën e djeshme para hyrjes kryesore të Ndërmarjes së Përpunimit të Thellë të Naftës në Ballsh, proceduan penalisht 8 persona për veprën penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprime të mëtejshme procedurale", thotë policia.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010900974273682
array(1) { ["section"]=> string(76) "organizuan-proteste-para-rafinerise-procedohen-penalisht-8-naftetaret-220465" }