Orinda tregon propozimin për martesë në Romë: Sa më tha shpirt, i thashë mos e bëj! Mos e bëj të lutem!

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 22:17 13-05-2019 Orinda tregon propozimin për martesë në Romë: Sa më tha shpirt, i thashë mos e bëj! Mos e bëj të lutem!

Moderatorja bukuroshe Orinda Huta tregoi mbrëmjen e sotme propozimin për martesë që i kishte bërë bashkëshorti i saj Turjan Hysko. 

E ftuar 'Në kurthin e Piter Pan', Orinda tha se Turjani kishte planifikuar që ta propozonte në Piazza del Popolo në Romë, në 30-vjetorin e saj të lindjes.

Mirëpo ky episod u përcoll me humor tek publiku, mbi të gjitha për mënyrën sesi ajo kishte reaguar.

'Kishim vendosur të martoheshim përpara se Turjani të bënte një propozim tamam. Edhe pse unaza e parë u ble shumë vite më parë, që ai të bënte një propozim që unë nuk e prisja, por unë ia zbulova këtë propozimin, ia zbulova edhe unazën, por nuk më pëlqeu unaza fare kështu që e prishëm propozimin e parë.

Vendosëm pas disa vitesh që të martoheshim, por ai ende nuk e kishte bërë propozimin. Në 30-vjetorin e ditëlindjes time ne shkuam në Romë, një qytet që e duam shumë. Turjani planifikoi në momentet e fundit të gjithë gjënë. Nuk mund të them plotë që e dyshoja plotësisht që ai do ta bënte një gjë të tillë, megjithatë thashë po e bëri mirë. Në ditën që po më vinte ditëlindja ne u vonuam shumë në taksi, madje minutat e fundit përpara se të më vinte ditëlindja ishim akoma në taksi, në një trafik të tmerrshëm të Romës.

Në momentin e fundit, kur po mbërrinim në Piazza del Popolo, zbritëm nga taksia dhe Turjani e kuptova që ishte shumë i tensionuar, që gjëja të bëhet me sezbën, që duhet të ishte me patjetër në 12 të darkës tek Piazza që të propozonte. Del nga makina, i jep lekët taksistit, del… Filloi të më përqafonte, aty thashë unë: Paska diçka këtu. Më përqafoi më mori duart, edhe ‘shpirt’ tha..

Sa tha ‘shpirt’, i thashë: Mos e bëj! Mos e bëj të lutem!', tregoi Orinda.

Alketa Vejsiu: Turjan, duhet ta kishe çuar në Ndroq, jo në Piazza del Popolo.

Orinda Huta: Po të lutem më lër ta bëj, dua unë, jam përgatitur për këtë gjë. Mos e bëj të lutem, çfarë kuptimi ka gjithë këta njerëz…. Të lutem mos e bëj, e di ne do martohemi, nuk ka kuptim kjo gjëja.. Ah moj Orinda, tha, si s’më le të të bëja një gjë

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Martohet Gaz Paja, zbulohen detajet e dasmës madhështore, nga DATA deri tek VENDI
Puth nënën në buzë, veprimi i këngëtarit nxit reagime »
Article Logic
Execution time: 0.0099740028381348
array(1) { ["section"]=> string(106) "orinda-tregon-propozimin-per-martese-ne-rome-sa-me-tha-shpirt-i-thashe-mos-e-bej-mos-e-bej-te-lutem-164207" }