Modelja Oriola Marashi kohët e fundit po merr shumë vëmendje mediatike.
Përveç faktit që tashmë është bërë pjesë e OTR dhe mikja e ngushtë e Noizy-t, Oriola po komentohet shumë edhe për fotot e shumta provokuese që publikon në llogarinë e saj në Instagram.
Por në fotot e saj të fundit Oriola është veshur si Lori Hoxha.
Një nga trashëgimtaret e “Top Channel” njihet për stilin e saj, që mesa duket i ka pëlqyer edhe Oriolës.
Që do t’i shihnim të veshura njësoj këtë nuk e menduam. Gjithsesi mbetet të vendosni ju se kush duket më bukur me të njejtin fustan.