Orjola Pampuri e PD thirrje qeverisë: Të shtohen masat për të parandaluar Covid-19, gjithçka është në kaos

Publikuar tek: politike, më 21:08 05-07-2020 Orjola Pampuri e PD thirrje qeverisë: Të shtohen masat për të parandaluar Covid-19, gjithçka është në kaos Ish-deputetja Oriola Pampuri

Ish-deputetja e PD Orjola Pampuri i bën thirrje qeverisë dhe Ministrisë së Shëndetësisë që të shtojnë masat e sigurisë për të frenuar përhapjen e Covid-19, kryesisht në ambientet spitalore.

E ftuar në Ora News, Pampuri tha se gjithçka është në kaos siç ka qenë prej fillimit, ndërsa theksoi se Komiteti Teknik ka humbur besimin e qytetarëve për shkak se ka pasur luhajte të qëndrimeve dhe vendimeve.

“Është vetë Ministria e Shëndetësisë, qeveria të cilët duhet të shtojnë masat e sigurisë, fillimisht për stafin shëndetësor. Kur ata nuk janë në gjendje të menaxhojnë situatën në QSUT, gjithçka shkon në kaos siç ka shkuar dhe sot. Unë nuk mund ta them që mund të shkojmë drejt një mbyllje të dytë sepse do ta shkatërronte ekonominë. Por unë them që duhet urgjentisht të merren masat për të mbajtur në kontroll dhe për të menaxhuar QSUT. Duhet të merret seriozisht se një valë e dytë e koronavirusit do të na cënonte nga ana shëndetësore dhe ekonomike.

Ka humbur totalisht sensibilizimi duke pasur parasysh që në fillim kishim specialist në media që thoshin nuk duhen maska. Pastaj flisnim për domosdoshmëri masash. Ka një ndryshim mendimesh. Ky Këshilli Teknik nuk ka pasur një vijueshmëri mendimi, ka patur luhatje dhe duke humbur besimin në ato që thuhen sot dhe humbin nesër sigurisht qytetarët kanë pësuar çoroditje në atë që vërtetë po ndodh. Është për tu marrë seriozisht masat mbrojtëse sidomos aty ku ka grumbullime. Në kohën që ende ishte gjendja e emergjencës, qeveria nuk mori asnjë masë mbrojtëse tek shembja e teatrit”, ëhstë shprehur Orjola Pampuri, ish-deputete.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0088620185852051
array(1) { ["section"]=> string(111) "orjola-pampuri-e-pd-thirrje-qeverise-te-shtohen-masat-per-te-parandaluar-covid-19-gjithcka-eshte-ne-kaos-212933" }