Ornela Bregu është ndër moderatoret më simpatike të ekranit shqiptar.
Së fundmi ajo është zhvendosur paksa nga bota e televizionit pasi jeton në Spanjë. Moderatorja është shumë aktive në rrjetet sociale, ndërsa ditën e sotme ka treguar për gjithë ndjekësit e saj se feston ditëlindjen.
Në këtë ditë të veçantë, nuk ka munguar as urimi nga motra e saj Majlinda Bregu. Kjo e fundit ka publikuar një foto ku shihen të dyja së bashku në palestër dhe krah saj shkruan: “Se pse mu duk foto më e bukur për ditëlindje”.
Me siguri fotoja shërben dhe si një lloj motivimi, për të vazhduar më tej punën për të qenë në super formë.