Kanë nisur menjëherë hetimet pas grabitjes së dy ditëve më parë, në afërsi të Rinasit.
Policia ka marrë në pyetje në cilësinë e të dyshuarit, pikërisht ortakun e kambistit të grabitur, 61 vjeçarit Cen Hyseni i cili në momentin e grabitjes ishte duke i dërguar shumën e parave në një qendër tregtare në autostradën Tiranë-Durrës, personit në fjalë.
Ortaku është marrë nga policia në komisariatin e Fushë-Krujës ku është pyetur për disa orë rresht por ai e ka mohuar se mund të ketë lidhje me ngjarjen, qoftë dhe në mënyrë jo të drejtpërdrejtë.
Ndërkaq, ekspertët e hetimit kanë marrë në ekzaminim dy automjetet, njërin tip “Benz” me targa AA621 ES i cili mendohet se është përdorur nga autorët e grabitjes dhe mjetin tip “Mercedez Benz ML” me targa TR7755T” që i përkiste kambistit të grabitur.
Deri më tani nga hetimet mendohet vetëm se grabitësit mund të jenë nga Laçi ndërsa hetuesit kanë hasur vështirësi pasi ata janë kujdesur mos lenë asnjë gjurmë.
Ndërkaq, ka nisur edhe verifikimi i kamerave të sigurisë së “Exchange” që është në pronësi të Cen Hysenit, për të parë nëse autorët janë afruar apo kanë hyrë aty.