Ortaku i Sino Llanajt mohon përplasjen me armë, thotë se është izoluar në shtëpi, me Covid-19

Publikuar tek: aktualitet, më 12:04 13-01-2021 Ortaku i Sino Llanajt mohon përplasjen me armë, thotë se është izoluar në shtëpi, me Covid-19 Biznesmeni Sino Llanaj, i gjakosur 4 dite me pare ne Astir

Albert Allmuça, autor i dyshuar i përplasjes me armë që ndodhi paraditen e sotme në zonën e ish-Parkut të Autobusëve në Tiranë, mohon ngjarjen.

Familjarë të Allmuçës kanë kontaktuar me newsbomb.al dhe thonë se i afërmi i tyre është prej ditësh në shtëpi, i izoluara, për shkak të Covid-19. Ndërkohë, Policia e Tiranës në njoftimin për ngjarjen që çoi pak më parë, bënte me dije se janë shoqëruar disa persona por nuk jepte identitetin e tyre.

Albert Allmuça, ortak me biznesmenin Sino Llanaj, mohon dhe të jetë shpallur në kërkim pasi gjatë gjithë kohës ka qenë në shtëpinë e tij. I gjendur në këto kushte, ai është nsiur vetë drejt Policisë së Tiranës për të sqaruar ngjarjen.

“Me datë 13.01.2020, rreth orës 09:20, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit është plagosur me armë zjarri shtetasi S. Ll., 45 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Gjithashtu është plagosur jashtë rrezikut për jetën edhe shtetasi K. K., 42 vjeç, i cili po kalonte rastësisht në vendin e ngjarjes.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes

Nga ana e Policisë janë ngritur pika kontrolli, po bëhet krehja e zonës, si dhe po kontrollohen pamjet filmike, për identifikimin dhe kapjen e personave të përfshirë në këtë ngjarje. Në Komisariatin e Policisë Nr. 2 janë shoqëruar disa persona dhe vijon puna për kapjen e personave të tjerë të dyshuar të përfshirë në ngjarje”, njoftoi Policia e Tiranës.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Përplasja me armë te ish-Parku, Policia: Është plagosur biznesmeni Sino Llanaj, në spital dhe një kalimtar i rastit që e kapi plumbi
Kryeministrja serbe telefonin Ramën dhe jep lajmin e mirë: Hiqet testi COVID për shqiptarët (JA ÇFARË TJETËR U DISKUTUA) »
Article Logic
Execution time: 0.011147022247314
array(1) { ["section"]=> string(98) "ortaku-i-sino-llanajt-mohon-perplasjen-me-arme-thote-se-eshte-izoluar-ne-shtepi-me-covid-19-234805" }