Ortek dëbore në Pakistan, si shpëtoi vajza pas 18 orësh e fshehur në dëborë

Publikuar tek: bota, më 10:32 16-01-2020 Ortek dëbore në Pakistan, si shpëtoi vajza pas 18 orësh e fshehur në dëborë

Një vajzë 12-vjeçare është gjetur e gjallë pasi ndenji nën dëborë për 18 orë, kur një ortek goditi shtëpinë e saj në Pakistan, në zonën e Kashmirit.

 

Samina Bibi tha se kishte qenë "duke ulëritur dhe duke bërtitur për ndihmë", ndërsa shtrihej e bllokuar në një dhomë nën dëborë, u shpreh ajo për Reuters.

Ajo u shpreh gjithashtu për mediat se mendonte se do të vdiste atje para se të shpëtonte.

Lugina e Neelum është goditur nga ortekët dhe rrëshqitjet e dheut gjatë ditëve të fundit duke vrarë të paktën 74 njerëz.

Ndërsa rajoni i Himalajeve është i prirur për fatkeqësi të shkaktuara nga moti, numri i tanishëm i vdekjeve është një nga më të lartat për momentin.

Ndërkohë autoritetet atje janë ende në kërkim të personave të zhdukur

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Retë e zjarrit kërcënojnë Australinë
Merr flakë motorri, avioni bën ulje të detyruar »
Article Logic
Execution time: 0.01018500328064
array(1) { ["section"]=> string(81) "ortek-debore-ne-pakistan-si-shpetoi-vajza-pas-18-oresh-e-fshehur-ne-debore-192220" }