OSBE dënoi shkatërrimin e KZAZ-ve, Vasili sulmon Borchardt: Do mbash përgjegjësi

Publikuar tek: politike, më 19:40 19-06-2019 OSBE dënoi shkatërrimin e KZAZ-ve, Vasili sulmon Borchardt: Do mbash përgjegjësi

Ish-deputeti Petrit Vasili sulmon ambasadorin e OSBE-së në Shqipëri, Bernd Borchardt, duke e akuzuar se po “përhap mashtrime” si dhe është i përfshirë në “lojëra të fëlliqura”.

Reagimi i ashpër i Vasilit ndaj ambasadorit Borchardt, vjen vetëm pak orë pasi Prezenca e OSBE-së në Shqipëri dënoi sulmet ndaj KZAZ-ve në bashkitë e djathta.

Reagimi i plotë i Vasilit:

Borchard ta paskan lexuar Kushtetutën çunat e Shijakut!

Borchard-it duket qartë, që ja kanë lexuar kushtetutën çunat e Shijakut ose hajdutët e votave të Dibrës.

Do ja kenë lexuar me siguri nën tymin e kanabisit nën shoqërinë e "çunave me probleme" të furgonit të Gjiknurit.

Borchard me që s'ke dëgjuar gjë merre vesh: nuk ka zgjedhje lokale në 30 qershor në Shqipëri.

Kushtetuta e Shqipërisë jo ajo e kanabisit që të kanë lexuar ty e thotë qartë: Zgjedhjet i shpall me dekret Presidenti i Republikes.

Ndaj merre Kushtetuten e lexoje dhe hiqe nga duart koven e benzines e te provokimeve.

Mos e njollos OSBE me jeshilen kanabiste se s'ta ka per borxh.

Deklarimet provokuese te Borchard jane ato te nje sherbetori te juntes se korruptuar te rilindjes.

Keto deklarime te inkriminuara mbulojne krimet zgjedhore,pasi Borchard nuk ka thene as edhe nje fjale te vetme per hetimet zyrtare te manipulimit kriminal te zgjedhjeve nga rilindja, edhe pasi te vertetat e ketij manipulimi kriminal u bene te ditura boterisht nga BILD dhe VOA.

Borchard do te mbaje pergjegjesi te drejtperdrejte per mashtrimet e tij te vazhdueshme si dhe per lojerat e felliqura per te krijuar nje opozite Fake, totalisht ne sherbim te Rames dhe strategjise se tij te zeze te kapjes se te gjithe pushteteve.

Kushdo,qe u vu ne sherbim te kapjes dhe rrenimit te demokracise ne Shqiperi do te jape llogari,koha ka ardhur....

Ç'fajsim nuk ka per kerkend...

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.029188871383667
array(1) { ["section"]=> string(85) "osbe-denoi-shkaterrimin-e-kzaz-ve-vasili-sulmon-borchardt-do-mbash-pergjegjesi-168898" }