OSBE ‘shuplakë’ qeverisë për ligjin anti-shpifje: AMA nuk mund të zëvendësojë sistemin gjyqësor në Shqipëri, plotësoni standartet europiane

Publikuar tek: aktualitet, më 17:59 11-07-2019 OSBE ‘shuplakë’ qeverisë për ligjin anti-shpifje: AMA nuk mund të zëvendësojë sistemin gjyqësor në Shqipëri, plotësoni standartet europiane

Përfaqësuesi i OSBE-së për Lirinë e Medias, Harlem Désir, ka publikuar një analizë për shqyrtimin e Projektligjit për Shërbimin e Medias në Shqipëri.

Përfaqësuesi shprehet se AMA nuk mund të vendosë gjoba apo bllokime, sepse nuk mund të jetë zëvendësuese e sistemit gjyqësor.

‘Kjo masë mund të merret vetëm në raste shkeljesh të rënda. AMA nuk duhet të bllokojë përmbajtjet e publikuara. Është e nevojshme të plotësohen standartet europiane’, thuhet ndër të tjera në deklaratë.

Përfaqësuesi gjithashtu tregoi se ‘duhet të krijohet një mekanizëm i duhur i apelimit dhe rishikimit përpara gjyqësorit si mbrojtje për botuesit dhe qytetarët. Në rrethana të tjera, masat e tilla duhet të trajtohen nga sistemi i drejtësisë penale. Kompetencat e AMA nuk duhet të shtrihen në trajtimin e çështjeve të tilla si shpifja’.

Përfaqësuesi vuri në dukje se kompetencat e AMA lidhur me “bllokimin e përkohshëm / kufizimin e aksesit në internet” mund të zbatohen vetëm në tre rastet e qarta të përcaktuara në ligj: pornografia e fëmijëve; inkurajimin e akteve terroriste; dhe shkeljet e sigurisë kombëtare dhe kur masat e tilla konsiderohen si të nevojshme dhe proporcionale, duke marrë parasysh ekzistencën e një rreziku të afërt.

‘Zyra ime është e gatshme të vazhdojë të japë ndihmë për këtë ligj të rëndësishëm. Është me rëndësi të madhe që procesi i konsultimit publik të jetë i hapur dhe gjithëpërfshirës për të gjithë profesionistët e medias, organizatat e gazetarëve dhe aktorët e tjerë relevantë vendas dhe ndërkombëtarë të medias’, përfundoi përfaqësuesi i OSBE-së, Harlem Désir.

Raportin e plotë e gjeni këtu: https://www.osce.org/representative-on-freedom-of-media/425462

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.022032976150513
array(1) { ["section"]=> string(142) "osbe-shuplake-qeverise-per-ligjin-anti-shpifje-ama-nuk-mund-te-zevendesoje-sistemin-gjyqesor-ne-shqiperi-plotesoni-standartet-europiane-171891" }