'Ose me gjuhën e politikës, ose me përvoja të dhimbshme', Erdogan kërcënon Greqinë për Mesdheun

Publikuar tek: bota, më 21:44 05-09-2020 'Ose me gjuhën e politikës, ose me përvoja të dhimbshme', Erdogan kërcënon Greqinë për Mesdheun Erdogan

Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan paralajmëroi Greqinë të hyjë në bisedime mbi pretendimet territoriale në Mesdheun lindor, përndryshe do të përballet me pasoja.

 

“Ata ose do të kuptojnë gjuhën e politikës dhe diplomacisë, ose në terren me përvoja të dhimbshme,” tha ai në ceremoninë e hapjes së një spitali në Stamboll.

Ankaraja po konfrontohet me Greqinë dhe Qipron për të drejtat e kërkimit të naftës dhe gazit në Mesdheun lindor.

“Ata do të kuptojnë se Turqia ka fuqinë politike, ekonomike dhe ushtarake për të grisur hartat dhe dokumentet e pamoralshme të imponuara,” shtoi zoti Erdogan, duke iu referuar zonave të shënjuara nga Greqia dhe Qiproja si zona të tyre ekonomike detare.

Ai theksoi se Turqia është “e gatshme për çdo eventualitet dhe rezultat”.

Gazeta “Cumhuriyet” tha se 40 tanke po transportoheshin nga kufiri sirian për në Edrene të Turqisë veriperëndimore dhe publikoi fotografi të automjeteve të blinduara të ngarkuara në kamionë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Izraeli: Vendosja e ambasadës së Kosovës dhe Serbisë në Jeruzalem, hap drejt paqes
»
Article Logic
Execution time: 0.011409997940063
array(1) { ["section"]=> string(98) "ose-me-gjuhen-e-politikes-ose-me-pervoja-te-dhimbshme-erdogan-kercenon-greqine-per-mesdheun-219399" }