OSHEE: 4.699 abonentë me fatuara aforfe deri në fund të vitit

Publikuar tek: ekonomi, më 10:25 28-08-2016 OSHEE: 4.699 abonentë me fatuara aforfe deri në fund të vitit

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) bën me dije se rreth 4.699 abonentë të tij do të faturohen aforfe deri në fund të vitit. 

Enti Rregullator i Energjisë Elektrike ka miratuar listën me abonentët që do të faturohen aforfe si dhe ka shtyrë afatin për pajisjen me sahate të këtyre abonentëve deri në fund të vitit.

Sipas entit rregullator, kjo do të bëhet për shkak se tensioni me të cilin furnizohen abonentët është 150 volt, dhe funksionimi i matësit është i pamundur.

Deri në vendosjen e matësve, abonentët familjarë që tarifohen aforfe në Tiranë, është vendosur që për periudhën e dimrit: në qytet do të tarifohen 600 kilovatorë në muaj, ndërsa në fshat 400 kilovatorë.

Sipas llogaritjeve, i bie që një abonent familjar i OSHEE-së në Tiranë, do të paguajë 6.840 lekë në muaj për faturën e dritave, ndërsa një banor në fshatrat e kryeqytetit do të paguajë 4.560 lekë në muaj. Në këto vlera përfshihet edhe TVSH-¬ja. Ndërsa në qarkun e Durrësit, faturat aforfe variojnë nga 500 kilovatë në qytet, në 350 kilovatë në fshat. OSHEE sapo ka përfunduar operacionin e vendosjes së matësve për të gjithë abonentët të cilët faturoheshin aforfe për muaj të tërë.

Në total duke filluar nga viti 2015 deri në vitin 2016, janë instaluar rreth 71 mijë matës. Megjithatë, pavarësisht të gjitha masave të marra nga OSHEE-ja, instalimi i sahateve në disa zona të thella rurale malore nuk është realizuar pasi proçesi ishte i vështirë dhe kërkonte kohë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.026368856430054
array(1) { ["section"]=> string(66) "oshee-4-699-abonente-me-fatuara-aforfe-deri-ne-fund-te-vitit-51084" }