OSHEE arkëton 4,88 miliardë lekë në muajin korrik,humbjet zbresin në nivelin 30.6%

Publikuar tek: aktualitet, më 11:42 23-08-2015 OSHEE arkëton 4,88 miliardë lekë në muajin korrik,humbjet zbresin në nivelin 30.6%

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) ka bërë publike të dhënat e muajit Korrik 2015, sipas të cilave konfirmohet stabiliteti i pagesës së faturës së energjisë elektrike dhe uljes së humbjeve.

"Arkëtimet këtë muaj arritën në 4,88 miliardë lekë. Për efekt krahasimor me të njëjtin muaj të vitit 2014 janë 1,38 miliard lekë më shumë ndërsa krahasuar me Korrikun e vitit 2013 rezulton të jenë arkëtuar 1,66 miliard lekë më shumë.Në total, si 7-mujor, arkëtimet arritën në vlerën e 39,3 miliardë lekë, thënë ndryshe 12,9 miliardë më tepër se periudha Janar-Korrik 2014 (49% rritje), dhe 17,2 miliardë më shumë se 2013-a (78% rritje)." thuhet në deklaratën e OSHEE.

Pra, janë mbi 104 milion USD më shumë arkëtime si 7-mujor krahasuar me vitin 2014 dhe mbi 139 milion USD më shumë arkëtime nëse e krahasojmë me të njëjtën periudhë të vitit 2013.

"Nga ana tjetër, humbjet në rrjet vijojnë reduktimin në sajë të vendosmërisë së kompanisë për të rikthyer ligjshmërinë në konsumin e energjisë elektrike. Në Korrik 2015, humbjet zbritën në nivelin 30.6%. Krahasuar me Korrik 2014 kemi 6% më pak humbje ndërsa krahasuar me të njëjtin muaj të vitit 2013 kemi 13% më pak humbje.Humbjet në total si 7-mujor, tekniket dhe jo tekniket, arritën në 32.1%, nga 39.8% që ishin në të njëjtën pjesë të vitit 2014-n, dhe 45.1% të regjistruara në 7-mujorin e parë 2013", theksohet në deklaratë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Arrestohet 48 vjeçari, abuzoi seksualisht me 19-vjeçaren
Gjesti i çmuar i 8-vjeçares nga Fieri, dhuron flokët për fëmijët me kancer (FOTO) »
Article Logic
Execution time: 0.012251853942871
array(1) { ["section"]=> string(87) "oshee-arketon-4-88-miliarde-leke-ne-muajin-korrik-humbjet-zbresin-ne-nivelin-30-6-18981" }