OSHEE arkëton 59.4 miliardë lekë, humbjet ulen me 6.8%

Publikuar tek: ekonomi, më 17:03 19-12-2015 OSHEE arkëton 59.4 miliardë lekë, humbjet ulen me 6.8%

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike bën publike të dhënat e muajit nëntor si dhe 11-mujorit në lidhje me arkëtimet dhe nivelin e humbjeve, sipas të cilave, deklaron ecurinë pozitive, tashmë të përforcuar, që prej fillimit të reformës, transmeton Ata.

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike  nëpërmjet një deklarate për mediat shprehet se “Duke u ndalur tek arkëtimet, në muajin nëntor u mblodhën 4.6 miliardë lekë, nga 4.3 dhe 2.9, në raport respektivisht me nëntorin 2014 dhe 2013. Si 11-mujor, kompania ka arkëtuar në total 59.4 miliardë lekë, rreth 16.5 miliardë ose 39% më shumë se 11-mujori i vitit 2014 (42.8 miliardë lekë) dhe 24.4 miliardë lekë ose 70% më tepër se periudha e vitit 2013 (34.9 miliardë lekë). Sa i takon humbjeve, falë punës së vazhdueshme në terren, tashmë të kthyer në proces normal aktiviteti për OSHEE, niveli i tyre në muajin nëntor ka rënë në 30,8% nga 32.9 në 2014-n dhe 48.1% në vitin 2013.Si 11-mujor, humbjet regjistruan nivelin e 30.9%, me reduktim në masën 6.8% në raport me 2014-n (37.8%) dhe 13.1% me 2013-n (44.1%)”.

“Treguesit e fundit deshmojnë se reforma në sektorin e energjisë në lidhje me kthimin e ligjshmerise te pagesat e faturave është në rrugë të mbarë, për më tepër shërbime cilësore dhe më shumë investime në të ardhmen” thuhet në deklaratën e Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.14692306518555
array(1) { ["section"]=> string(58) "oshee-arketon-59-4-miliarde-leke-humbjet-ulen-me-6-8-28147" }