OSHEE asistohet nga amerikanët, USAID: Kapërcyet situatën kritike, jeni në rrugë të mbarë

Publikuar tek: ekonomi, më 20:01 09-05-2016 OSHEE asistohet nga amerikanët, USAID: Kapërcyet situatën kritike, jeni në rrugë të mbarë

Ka nisur sot në Tiranë konferenca 3-ditore, me temë “Programi i Teknologjisë Energjetike dhe Qeverisjes: Menaxhimi i Përgjithshëm i OSHEE”, organizuar nga USAID, në bashkëpunim me Operatorin e Shpërndarjes së Energjisë Elektrike. Të pranishëm në këtë aktivitet janë drejtues të OSHEE-së, përfaqësues të USAID-it, si dhe përfaqësues të Kompanisë së shpërndarjes së energjisë elektrike të Sacramentos në SHBA.

Znj.Albana Ferraj, drejtore e Divizionit Tregtar, pranë OSHEE, përshkroi shkurtimisht etapat e zhvillimit të të kompanisë, nisjen e reformës dhe rezultatet e arritura, dhe çfarë pritet me liberalizimin e tregut të energjisë.

“Situata shfaqet e përmirësuar, me tendencë të theksuar për të shkuar drejt normalizimit të mëtejshëm. Sigurisht, jemi koshient për vështirësitë dhe sfidat e vazhdueshme që na presin, por nga ana tjeter, të bindur, ne vazhdojmë përpara, duke konsoliduar qëndrimin për ruajtjen e dinamikës pozitive që shoqëron kompaninë aktualisht”, deklaroi Ferraj.

Dy nga treguesit kryesore të performancës, si humbjet dhe arkëtimet paraqiten pozitivë. Kështu, niveli i humbjeve krahasuar me vitin 2013 rezulton me rënie nga 45% ne 31%, kurse arkëtimet, kanë pësuar një rritje te ndjeshme, nga 38 miliardë, në rreth 65 miliardë lekë për vitin 2015.

I pranishëm në takim ishte edhe përfaqësuesi i USAID për Tiranën, z.Marcus Johnson, i cili vlerësoi bashkëpunimin “e shkëlqyer me OSHEE, Ministrinë e Energjisë, dhe Njësinë Speciale të Taskës Forcës, pranë Qeverisë”.

“Këto institucione kanë demonstruar përkushtimin e tyre, duke punuar shumë për të kapërcyer situatën kritike të sektorit energjetik, për ta vendosur atë në rrugën e reformave të rëndësishme dhe vendimtare, e cila ka një ndikim të gjerë në ekonominë dhe popullin e Shqipërisë”, theksoi Marcus.

Shefi i USAID, u shpreh i kënaqur me rezultatet e arritura deri më tani dhe se kontributi i organizatës që drejton kanë dhënë ndikim në performancën e OSHEE-së dhe të sektorit energjetik në tërësi.

Drejtuesit amerikanë të shoqërive publike do të jenë të pranishëm për të asistuar stafin e OSHEE-së përgjatë gjithë ditëve të zhvillimit të aktivitetit, për tema me rëndësi jetike për ecurinë e kompanisë, si Shërbimi i Klientit, Menaxhimi i Korporatës, etj. Vizita e tyre në Shqipëri është mundësuar nga USAID, si kërkesë e OSHEE-së për të bashkëpunuar dhe asistuar me shoqëri të konsolidura në sektorin e shërbimit public të energjisë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.082226037979126
array(1) { ["section"]=> string(92) "oshee-asistohet-nga-amerikanet-usaid-kapercyet-situaten-kritike-jeni-ne-rruge-te-mbare-39965" }