OSHEE bën ‘namin’ në Shkodër, procedohen 155 abonentë

Publikuar tek: aktualitet, më 12:33 17-02-2018 OSHEE bën ‘namin’ në Shkodër, procedohen 155 abonentë

Task Force kundër vjedhjes së energjisë në Shkodër, OSHEE: Gjatë një muaji 155 abonentë të proceduar.

Sipas OSHEE të proceduarit kishin bërë lidhje të dyfishta të energjisë elektrike, kishin ndërhyrë në matësa apo kishin rilidhur energjinë.

Në kuadër të konsolidimit të disiplinës në konsumin e energjisë elektrike dhe reduktimit të mëtejshëm të nivelit të humbjeve joteknike, Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike po zbaton një plan ndërhyrjeje të veçantë në disa prej rajoneve më problematike.

Agjencia e OSHEE Shkodër e cila përfshin brenda saj Shkodrën, Pukën, Lezhën dhe Koplikun regjistron nivelin më të lartë të humbjeve në rrjet. Sipas të dhënave statistikore, niveli i humbjeve në rrjet në vitin 2013 për këtë zonë arrinte në 61.8%. Katër vitet e fundit është arritur të reduktohet konsiderueshëm niveli i humbjeve ndërsa në 2017 ato zbritën në 44.8%. Gjithësesi, ky është treguesi më i lartë i humbjeve krahasuar me rajonet e tjera në gjithë vendin.

Për këtë arsye, një Task Forcë e posaçme po vepron që prej ditëve të para të Janarit në këtë territor duke synuar zbulimin e vjedhjeve dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të autorëve.

Për një periudhë thuajse 1 mujore (nga 10 Janari deri në 15 Shkurt) është bërë e mundur që të realizohen mijëra kontrolle gjatë të cilave janë proceduar penalisht 155 abonentë biznese dhe familjarë.

Shkeljet e konstatuara gjatë këtyre kontrolleve kanë patur të bëjnë me rastet e vjedhjes së energjisë elektrike nga konsumatorë që nuk kishin një kontratë me OSHEE; vjedhje përmes lidhjeve të dyfishta jashtë sistemit të matjes; rilidhje e energjisë pas shkëputjes së saj për shkak të mosshlyerjes së detyrimeve ashtu sikurse vjedhje përmes ndërhyrjes dhe dëmtimit të sistemit të matjes.

Niveli i arkëtimeve të energjisë në Agjencinë Shkodër përfshirë Shkodrën, Pukën, Lezhën dhe Koplikun në vitin 2013 ishte 2,5 miliard lekë. Në vitin 2017 u regjistrua një vlerë arkëtimi për këtë agjenci në vlerën 4.9 miliard lekë.

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike shpreh vendosmërinë për të mos toleruar asnjë rast të vjedhjes dhe abuzimit me energjinë elektrike. Çdo konsumator i cili për arsye të ndryshme ka neglizhuar në të shkuarën pagesën e energjisë duke akumuluar borxh të konsiderueshëm, ka mundësinë që të përfitojë nga skemat lehtësuese të shlyerjes së detyrimeve me këste mujore.

oshe1.jpgoshe2.jpg

oshe3.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ardi Veliu prezanton drejtorin e ri në Shkodër, zbardhen 3 porositë kundër GRUPEVE KRIMINALE (Mesazhi për vettingun)
Pas ditëve me diell, moti rezëervon surpriza për fundjavën, lexojeni para se të bëni plane (TABELA) »
Article Logic
Execution time: 0.011372804641724
array(1) { ["section"]=> string(57) "oshee-ben-namin-ne-shkoder-procedohen-155-abonente-110559" }