OSHEE, Çela: Janë dyfishuar të ardhurat, së shpejti investime të reja

Publikuar tek: ekonomi, më 13:14 11-03-2015 OSHEE, Çela: Janë dyfishuar të ardhurat, së shpejti investime të reja

Adrian Çela, administrator  i OSHEE në një konferencë për shtyp ka deklaruar se janë dyfishuar arkëtimet  dhe se janë ulur humbjet. Çela bëri një bilanc krahasues me vitin e shkuar nga ku konstatoi “nё shkurt u mundёsua ulja e humbjeve nё 31.8%. Thёnё ndryshe, kemi njё reduktim me 10.3% krahasuar me humbjet e shkurtit 2014 dhe 16.9% mё pak krahasuar me 2013”, deklaroi Çela.

“Muaji shkurt shёnon shifrёn rekord tё dyfishimit tё tё ardhurave tё cilat kanё arritur nё 7,3 miliardë lekё. Krahasuar me tё njёjtёn periudhё tё njё viti mё parё kemi rritje me 48% tё tё ardhurave, ndёrsa krahasuar me shkurtin e vitit 2013 konstatohet rritje me 56%”, shtoi administratori i OSHEE.

Sipas Çelës një tjetër tregues premtues janë ulja e nivelit të humbjeve dhe aktmarrëveshjet e lidhura: “Aktmarrëveshje të lidhura në muajin shkurt janë rreth 105.189 me vlerë 150 milionë dollarë, shifër kjo rekord, në raport me dy muaj e kaluar”.

Skema lehtësuese u jep shans subjekteve private që kanë rreth 90 mijë kontrata debitore ndaj nesh, me vlerë 140 milionë dollarë, që t’i përgjigjen pozitivisht apelit për të paguar detyrimin në fjalë. Skema është e ndarë në kategori, në varësi të linjës së furnizimit dhe shtrihet deri në 2017 për biznesin e vogël, etj.

"Në skemën lehtësuese janë përfshirë edhe bizneset në fushën e bujqësisë, sketor ky me prioritet për qeverinë.

Të dhënat tregojnë se deri më tani bizneset kanë lidhur aktmarrëveshje me OSHEE për pagesën me këste te rreth 700 kontratave debitore, me vlerë 2 milionë dollarë, ku gati gjysma e zë biznesi i vogël.

Deri tani, kur nisi ky proces në muajin shkurt janë kryer 23 mijë pagesa pagesa përmes kanaleve të mësipërme alternative, me vlerë 54 milionë lekë", u shpreh administratori i OSHEE.

Shumё shpejt OSHEE do tё bёjё publike planin e investimeve nё terren duke nisur nga ky vit, e cila parashikon shumën prej afro 50 milionë dollarësh.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.11688089370728
array(1) { ["section"]=> string(71) "oshee-cela-jane-dyfishuar-te-ardhurat-se-shpejti-investime-te-reja-5529" }