OSHEE investon 10 milion euro në jug të Shqipërisë

Publikuar tek: ekonomi, më 15:35 31-07-2016 OSHEE investon 10 milion euro në jug të Shqipërisë

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, OSHEE ka investuar 10 milionë euro në sektorin energjetik për zonën e Himarës dhe Dhërmiut.

Këtë e bënë të ditur ministri Gjiknuri dhe administratori i OSHEE-së,  në një bashkëbisedim me gazetarët në jug të vendit.

Për ministrin e energjisë Damian Gjiknuri, energjia elektrike është jetike dhe për këtë arsye investimet janë orientuar në këto zona.

Gjiknuri tha se 2018 do të jetë viti i kthesës për sektorin energjetik, nisur nga performanca e 3 operatorëve dhe do të jetë një sektor i cili do të kalojë në kryerjen e investimeve pa mbështetjen e buxhetit. 

"Rrjeti i Himarës ka qenë një rrjet që nuk ka parë investime, që nga koha e elektrifikimit. Ka pasur vetëm ndërhyrje sporadike për mirëmbajtje, por sot që flasim kemi një situatë krejt tjetër. Së pari hyri në funksionim linja 110 kw, që është unaza e jugut, një investim i rëndësishëm i qeverisë shqiptare që u inaugurua vjet. U vu në funksionim, për herë të parë një stacion i ri i lëvizshëm, i cili u instalua në Himarë.

Gjithashtu janë bërë dhe investime të reja, siç është linja 35 kw dhe nënstacioni i ri në Dhërmi, si dhe investime ndërhyrje intensive në të gjithë rrjetin e shpërndarjes, sidomos në zonën Dhërmi, Palasë, Himarë, Vuno"-tha  ministri Gjiknuri.

Që nga data 1 korrik në të gjithë bregdetin janë ngritur 6 shtabe të gatishmërisë që raportojnë mbi defektet dhe rastet kur shfaqet ulje tensioni të energjisë

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.020821094512939
array(1) { ["section"]=> string(56) "oshee-investon-10-milion-euro-ne-jug-te-shqiperise-48265" }