OSHEE-ja miraton 4 skemat e reja për bizneset debitore, shtyn afatet e pagesave

Publikuar tek: ekonomi, më 16:35 17-05-2016 OSHEE-ja miraton 4 skemat e reja për bizneset debitore, shtyn afatet e pagesave

Drejtoresha e Divizionit Tregtar në OSHEE, Albana Ferraj ka publikuar sot 4 skemat e reja lehtësuese për bizneset debitore ndaj kompanisë, që do t’u ofrojnë sipërmarrjeve private shlyerjen e detyrimeve në një periudhë afatgjatë nga 24 deri në 144 muaj.

Në mbledhjen e radhës, Këshilli Mbikëqyrës i OSHEE-së ka miratuar disa vendime të rëndësishme që lidhen me ofrimin e katër skemave të reja për shlyerjen e bizneseve debitore ndaj Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike.

Në një konferencë për mediat, drejtoresha e Divizionit Tregtar në OSHEE, Albana Ferraj, u shpreh se bazuar në propozimet e OSHEE, ky këshill vendosi të shtyjë afatin e ripagesës së detyrimeve duke filluar nga një minimum 24-muajsh në maksimum prej 144 muajsh me synimin krijimin e kushteve të përballueshmërisë së ripagimit të kësteve dhe faturës së furnizimit mujor.

Më poshtë 4 skemat e miratuara për bizneset debitore me totalin e pagesave të pashlyera:

i. Deri 100 mije – 24 muaj

ii. 100,001- 500,000 – 84 muaj

iii. 500,001-1,000,000- 120 muaj

iv. Mbi 1 milion Lek – 144 muaj – (objekt i punes se ekipit pilot produkti 6 )

b. Aplikimin e skemave motivuese per klientin kundrejt reduktimit të kamatës përgjate performimit të mirë të AKM duke propozuar nje reduktim të AKM prej maksimalisht 30% përgjatë jetës së AKM.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.023622989654541
array(1) { ["section"]=> string(84) "oshee-ja-miraton-4-skemat-e-reja-per-bizneset-debitore-shtyn-afatet-e-pagesave-40721" }