OSHEE /Kontrolle në terren për energjinë, arrestohen 11 persona, në kërkim 18 të tjerë

Publikuar tek: aktualitet, më 15:27 15-03-2015 OSHEE /Kontrolle në terren për energjinë, arrestohen 11 persona, në kërkim 18 të tjerë

OSHEE dhe policia në një aksion zhvilluar në terren kanë kryer 5.902 kontrolle te abonentët biznes dhe familjarë ku janë konstatuar 41 raste të vjedhjes së energjisë elektrike me 41 autorë. Nga ky aksion janë arrestuar në flagrancë 11 persona që akuzohen për vjedhje të energjisë elektrike, ndërkohë që janë shpallur në kërkim 18 persona, si dhe po ndiqen në gjendje të lirë 12 të tjerë.

Aksioni ka sjellë gjithashtu, ndërprerjen e  3.599 lidhjeve të abonentëve debitorë dhe 41 lidhje të paligjshme.

“Policia e Shtetit dhe OSHEE janë të vendosur ta çojnë deri në fund punën e nisur, deri në shkëputjen e fundit të lidhjeve të paligjshme, duke përballur me forcën e ligjit të gjithë ata persona, të cilët abuzojnë me energjinë elektrike, duke e vjedhur atë, qofshin këta përfaqësues biznesesh, individë, apo punonjës të vetë OSHEE-së”, thuhet në deklaratën e policisë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Tom Doshi, 7 herë në Prokurori: Çështja do zbardhet, nuk tregoj provat e dorëzuara
Kryeministri Rama publikon listën e emrave, ja endrrat që do bëjë realitet »
Article Logic
Execution time: 0.012053966522217
array(1) { ["section"]=> string(88) "oshee-kontrolle-ne-terren-per-energjine-arrestohen-11-persona-ne-kerkim-18-te-tjere-5958" }