OSHEE merr masa për sezonin turistik, jep kontaktet për çdo problem nga Velipoja në Ksamil

Publikuar tek: ekonomi, më 16:33 08-07-2016 OSHEE merr masa për sezonin turistik, jep kontaktet për çdo problem nga Velipoja në Ksamil

Në kuadër të sezonit turistik, Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) ka ngritur Shtabin e Gatishmërisë, i cili monitoron 24 orë pa ndërprerje të gjithë situatën e furnizimit me energji elektrike, nga Velipojë deri në Ksamil.

Strukturat për mbarëvajtjen e rrjetit shpërndarës të energjisë elektrike janë pajisur me bazë materiale dhe me përforcime shtesë nga drejtoritë e tjera rajonale, si pjesë e planit të masave për një mirëmenaxhim dhe siguri të plotë të furnizimit me drita.

Janë angazhuar rreth 500 punonjës, të vendosur në gatishmëri të plotë 24 orë, si dhe përmes medias dhe kanaleve të ndryshme të informimit janë bërë publik 19 numra telefoni, të cilët administrohen nga inxhinierë dhe përgjegjës për rreth 25 zona turistike bregdetare.

Nga monitorimi i deritanishëm, rezulton një situatë e përgjithshme normale dhe pa probleme të furnzimit me energji elektrike. Në rastet sporadike, të veçuara, brigadat e OSHEE kanë bërë të mundur riparimin e defektit brenda 25 minutash.

Remontet në zonën bregdetare të Jugut kanë përfunduar dhe nuk ka më ndërprerje të detyruara të energjisë, kurse investimet në zonat Vlorë, Dhërmi, Himarë, etj., janë mbyllur dhe po vendosen në funksion linjat e reja elektrike (pas 40 vitesh!!).

Për remontet në zonat e tjera të vendit, OSHEE dhe OST janë dakordësuar të punojnë gjatë natës. Kështu p.sh, në zonën e Golemit dhe Gjirit të Lalsit janë kryer remonte në orare 00.30 deri në 05.00 dhe 07.00 të mëngjesit, në datat 7 dhe 8 korrik.

  Pavarësisht mirëmenaxhimit nga ana e OSHEE, kompania ngre sërish shqetësimin në lidhje me papërgjegjshmërinë që tregojnë palë të treta në dëmtimin e aseteve të OSHEE, duke sjellë ndërprerje të energjisë elektrike.

Janë evidentuar disa raste, për të cilat kompania është duke proceduar penalisht ndaj subjekteve private përgjegjëse.

Tjetër shqetësim lidhet me kabinat dhe linjat në pronësi të subjekteve private, sidomos atyre në zonat turistike, për të cilat kompania ka bërë dhe vijon tu bëjë apel për t’i mirëmbajtur, madje është ofruar edhe asistenca e OSHEE-së.

Me këtë rast, OSHEE u bën thirrje subjekteve ndërtuese, të cilët punojnë për projekte publike dhe private, pa asnjë dallim, të bëjnë kujdes dhe të respektojnë udhëzimet teknike të punimeve në terren, për të evituar dëmtimin e kabllove elektrikë. Për çdo rast të konstatuar, me procesverbal dhe analizë faktesh, do të përballen me ligjin, sikurse ka ndodhur deri më tani.

Gjithashtu, OSHEE u bën thirrje abonentëve të kontaktojnë në numrat e bërë publik në lidhje me defektet e mundshme të furnizimit me energji elektrike. Sqarojmë edhe një herë se këto numra janë të vlefshëm vetëm për raportime të problemeve të furnzimit me energji elektrike, kurse për raste të tjera i ftojmë të komunikojnë në numrin Call Center 04 227 41 41 ose të na shkruajnë në postën elektronike:

[email protected]

[email protected]

Më poshtë, numrat e telefonit:

SHKODËR: 022801023

Velipojë: 069 41 40 343

Shëngjin: 069 41 45 502

Patok: 069 41 49 766

DURRËS: 052222097

B.Pallë, Gjiri i Lalëzit, Durrës dhe Plepa: 069 41 42 073

Shkembi Kavajes, Golem dhe Spille: 069 41 46 455

LUSHNJE: 032230520

Divjakë: 069 41 40 475

FIER: 034210000

Seman: 069 41 46 301

VLORË: 033226260

Novoselë, Zvërnec, Vlorë, Radhimë, Orikum, Llogara: 069 41 47 539

Palasë, Dhërmi, Vuno, Jal: 069 41 47 781

Himarë, Qeparo: 069 41 46 631

SARANDË: 084 42 62 55

Borsh, Lukovë 069 41 44 980

Sarandë 069 41 44 933

Çukë, Ksamil: 069 41 44 920

osheee.png

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.056666135787964
array(1) { ["section"]=> string(95) "oshee-merr-masa-per-sezonin-turistik-jep-kontaktet-per-cdo-problem-nga-velipoja-ne-ksamil-45957" }