OSHEE paralajmëron qytetarët: Regjistroni adresat ose ju ndërpritet energjia (AFATI)

Publikuar tek: aktualitet, më 09:16 11-01-2018 OSHEE paralajmëron qytetarët: Regjistroni adresat ose ju ndërpritet energjia (AFATI)

OSHEE ka paralajmëruar se të gjithë individët që nuk bëjnë regjistrimin e adresës deri më 30 janar 2018 do t’ju ndërpritet energjia elektrike.

Përmes një njoftimi OSHEE bën të ditur se lidhja e çdo individi me një adresë dhe kontratë energjie është një detyrim ligjor.

Kjo nismë vjen si pasojë e realizmit të projektit “Një qytetar, një adresë”, bashkëpunim mes Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe OSHEE. Projekti i cili ka nisur punimet në marsin e vitit të kaluar dhe parashikon që të bëjë regjistrimet falas për individët në 6 mujorin e parë. Ndërkohë, pas këtij afati regjistrimet do të bëhen me pagesë dhe nëse nuk bëhen parashikohen gjoba.

“Nëse nuk keni kodin, por keni adresën e re qe shfaqet në formular, ju lutem telefononi tek 0686055900 dhe e gjenerojmë ne kodin për ju dhe më pas mund të vijoni me përditësimin ose personalisht ose nëpërmjet operatores. 
Ju kërkojmë ndjesë por për shkak të fluksit numri del i paarritshëm.
Ju mund të telefononi përsëri ose mund të na nisni me mesazh numrin tuaj dhe operatoret tona do t’ju vijnë në ndihmë.”, citohet në njoftimin e OSHEE.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Reforma në drejtësi, gazetari Sokolaj: Ka krijuar e një rrezik tjetër për prokurorë të caktuar
I dehur në timon, arrestohet shoferi nga Elbasani (EMRI) »
Article Logic
Execution time: 0.010335922241211
array(1) { ["section"]=> string(88) "oshee-paralajmeron-qytetaret-regjistroni-adresat-ose-ju-nderpritet-energjia-afati-106152" }