OSHEE pas arrestimit të zyrtarëve: Të gjitha materialet e kërkuara në dispozicion të SPAK! Bashkëpunojmë për të zbardhur hetimin

Publikuar tek: aktualitet, më 15:16 20-10-2020 OSHEE pas arrestimit të zyrtarëve: Të gjitha materialet e kërkuara në dispozicion të SPAK! Bashkëpunojmë për të zbardhur hetimin

Pas arrestimit të disa zyrtarëve, Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) ka sqaruar se ka vënë në dispozicion të SPAK të gjitha materialet e kërkuara.

OSHEE bën me dije se po bashkëpunojnë maksimalisht për të zbardhur hetimet.

"Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike mbështet organet ligjzbatuese në kryerjen e detyrës së tyre për verifikimin e çdo dyshimi e pretendimi për abuzim apo shkelje ligjore nga çdo punonjës apo ish-punonjës i kompanisë.

Referuar rastit të publikuar ditën e sotme në media, OSHEE sqaron se ka vënë në dispozicion të plotë të SPAK të gjitha materialet e kërkuara dhe ka ofruar bashkëpunim maksimal për të zbardhur plotësisht këtë rast hetimi", shkruan OSHEE.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « REKORD I ZI/ Mbi 300 të infektuar në 24 orët e fundit, COVID-19 i merr jetën 4 personave
Iu refuzua azili në Francë, riatdhesohen 25 shqiptarë »
Article Logic
Execution time: 0.011255025863647
array(1) { ["section"]=> string(134) "oshee-pas-arrestimit-te-zyrtareve-te-gjitha-materialet-e-kerkuara-ne-dispozicion-te-spak-bashkepunopjme-per-te-zbardhur-hetimin-224455" }