OSHEE publikon treguesit e 10-mujorit 2016, niveli i humbjeve u reduktua në 27.5%

Publikuar tek: ekonomi, më 12:21 26-11-2016 OSHEE publikon treguesit e 10-mujorit 2016, niveli i humbjeve u reduktua në 27.5%

Treguesit e 10-Mujorit të aktivitetit të Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike konfirmojnë ecurinë pozitive në drejtim të uljes së humbjeve dhe rritjes së arkëtimeve.

Niveli total i arkëtimeve (nga faturat korente dhe aktmarrëveshjet) për 10 muajt e parë të vitit ka arritur në 50,6 miliard lek, rreth 2 miliard lek më shumë se plani paraprak. 

Ecuri pozitive vazhdon të ketë edhe treguesi i nivelit të arkëtimit të faturave korente që për këtë vit ka arritur në 47,4 miliard lek.

 

Ecuria e arkëtimit të faturave korente:

 

Janar-Tetor 2013 Janar-Tetor 2014 Janar-Tetor 2015 Janar-Tetor 2016
32 miliard lek 38,5 miliard lek 46 miliard lek 47,4 miliard lek

Në përputhje me planin e rimëkëmbjes së sektorit energjitik po vazhdon konsolidimi i uljes së humbjeve teknike dhe jo teknike në rrjet të cilat kanë rënë në 27.52%.

Ecuria e nivelit të humbjeve:

 

Janar-Tetor 2013 Janar-Tetor 2014 Janar-Tetor 2015 Janar-Tetor 2015
43.7 % 38.3 % 31 % 27.52 %

 

Reduktimi i humbjeve është përkthyer në kursim të miliona eurove nga OSHEE. Kompania ka shpenzuar shumë më pak për importin e energjisë me synim mbulimin e humbjeve. Nëse në vitin 2013, shpenzoheshin për 10 Muaj 116.2 milion Euro, për të njëjtën periudhë të këtij viti janë shpenzuar vetëm 47 milion Euro.

Aktmarrëveshje (AKM) të lidhura deri më tani janë rreth 448 mijë, nga të cilët:

  • 426 mijë AKM janë të lidhura me abonentë familjarë
  • 220 mijë abonentë kanë paguar përfituar 70-80% reduktim kamate
  • 66 mijë AKM janë lidhur me abonentë të kategorive: ndihmë ekonomike, pensionistë, invalidë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.021308183670044
array(1) { ["section"]=> string(85) "oshee-publikon-treguesit-e-10-mujorit-2016-niveli-i-humbjeve-u-reduktua-ne-27-5-60753" }