OSHEE publikon treguesit e 6 mujorit: Arkëtimet 30,8 mld lek, humbjet ranë në 28.9%

Publikuar tek: ekonomi, më 08:56 24-07-2016 OSHEE publikon treguesit e 6 mujorit: Arkëtimet 30,8 mld lek, humbjet ranë në 28.9%

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka përmbyllur treguesit e 6-mujorit të parë të vitit 2016 duke shënuar një konsolidim në ritmin e uljes së nivelit të humbjeve të energjisë në masën 3.33% krahasuar me 6-mujorin e parë të vitit 2015.

Sipas të dhënave rezulton se për gjysmën e parë të këtij viti, niveli i humbjeve ka zbritur në 28.86% , tregues u cili eshtë më i ulët se projeksioni i parashikimit për 6-mujorin e parë prej 29.09%.

Treguesi i arkëtimeve nga klientet për faturat e energjisë dhe këstet e AKM-ve shfaqen gjithashtu në shifra të kënaqshme. Plani i 6-mujorit ishte 29,2 miliardë lekë ndërsa ky tregues është tejkaluar pasi janë mbledhur në total 30,8 miliardë lekë.

Prej tyre, 28,8 miliardë i përkasin faturave korente ndërsa 2 miliardë janë arkëtime të detyrimeve të vjetra përmes aktmarrëveshjeve.

Krahasuar me 6-mujorin e viti 2015, arkëtimet vetëm për faturat, shënojnë një rritje të lehtë e cila reflektohet dhe tek norma e arkëtimit total për faturat gjatë periudhës 6-mujore të vitit 2016.

Për të njëjtën periudhë rezulton të jenë kryer nga Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike 17,003 lidhje të reja, ndërsa janë instaluar 46,835 matësa të energjisë elektrike në të 11 rajonet në të cilat është ndarë kompania.

Sipas gjendjes së produkteve të ripagesës me këste në Qershor 2016, numri i aktmarrëveshjeve të lidhura ka arritur në 433,971 ndërsa prej tyre 414,589 i përkasin konsumatorëve familjarë.

Shifra totale e kamatëvonesave të falura nga zbatimi i skemave lehtësuese të pagesave ka arritur në 8.6 miliard lekë ose ndryshe rreth 72 milionë USD.

Nga të dhënat, rezulton se 3.3 miliardë Lekë ose 27 Milionë USD i përket abonentëve familjarë të ndihmës ekonomike, me status të vecantë që kanë hyrë dhe respektuar aktmarrëveshjet e nënshkruara me Operatorin e Shpërndarjes së Energjisë Elektrike deri ne fund vitin 2015.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.027896881103516
array(1) { ["section"]=> string(86) "oshee-publikon-treguesit-e-6-mujorit-arketimet-30-8-mld-lek-humbjet-rane-ne-28-9-47557" }