Prej disa javësh OSHEE është duke vendosur në zbatim projektin smart të "Telekomandimit të kabinave në distancë", i cili ka nisur në Tiranë, Durrës dhe Vlorë.
Janë 90 kabina dhe projekti do të zgjerohet në të gjithe vendin. Synimi i këtij projekti është minimizimi kohës së defektit, ku përmes telekomandimit nga despeceria, kryhet në distancë manovrimi i kabinës, duke e lidhur në forme unaze me kabinën tjetër.
Për Tiranën jane 30 kabina në zona të ndryshme, për punimet e të cilave qytetarët janë njoftuar përmes medieve për stakimet.
Më poshtë do mund të shikoni edhe fotot e dy kabinave ne "Jordan Misja" dhe "Materniteti i Vjeter": si ishin dhe si kanë ndryshuar.