Sipas OSHEE, asnjë abonenti nuk i është kërkuar dhe as nuk i kërkohet që të paguajë dy herë për fatura që pretendon se janë të likujduara më parë
Pas akuzuave të shumë qytetarëve nga qytete të ndryshme të vendit se po u kërkohet të paguajnë për fatura të likujduar më parë, ka sjellë reagimin e Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike.
Sipas OSHEE, asnjë abonenti nuk i është kërkuar dhe as nuk i kërkohet që të paguajë dy herë për fatura që pretendon se janë të likujduara më pare dhe u ka bërë thirrje personave që kanë pasur të tilla probleme të paraqesin pranë qendrave të Kujdesit ndaj Klientit dokumentacionin e nevojshëm që provon këtë fakt (librezën e vulosur dhe me firmë, mandat arkëtimin, kuponin tatimor).
OSHEE mundohet të qetësojë qytetarët kur shprehet se nuk aplikohet asnjë masë e ndërprerjes së energjisë elektrike për rastin e mësipërm deri në verifikimin përfundimtar të ankesës.
OSHEE sqaron se nëse abonenti i ka dokumentet e kërkuara që ka kryer pagesën, pavarësisht se ajo nuk ndodhet e reflektuar në sistem, ndaj tij nuk merret asnjë masë dhe gjendja e tij debitore fshihet nga sistemi.