'Pa asnjë sëmundje tjetër erdhi te Infektivi me këmbët e tij, sot doli i vdekur', qytetari denoncon kushtet e spitalit: Nuk iu bë kurrë tamponi, 1 infermier u shërben 13 pacientëve

Publikuar tek: aktualitet, më 14:07 06-08-2020 'Pa asnjë sëmundje tjetër erdhi te Infektivi me këmbët e tij, sot doli i vdekur', qytetari denoncon kushtet e spitalit: Nuk iu bë kurrë tamponi, 1 infermier u shërben 13 pacientëve Vellai i viktimes dhe spitali Infektiv

Një qytetar që sapo kishte marrë vesh lajmin për ndarjen nga jeta të vëllait të tij, ka denoncuar gjendjen e mjerueshme të spitalit Infektiv.

Ai thotë se vëllai erdhi me këmbët e tij në spital dhe nuk vuante nga asnjë sëmundje tjetër, por asnjëherë atij nuk iu bë tamponi, ndërsa e nxorën sot të vdekur, por familjarët nuk kanë asnjë informacion për shkakun e vdekjes së tij.

Qytetari shprehet se 1 infermier në këtë spital kujdeset për 13 pacientë, por në kushtet që janë këta të sëmurë duhet të kenë 1 infermier që t'i shërbejë secilt prej tyre.

"Humba vëllanë në spital, sapo ndërroi jetë. Ka pak staf në raport me të shtruarit. Kam kontaktuar me infermierët, një infermier ka 13 persona që t'u shërbejë.
Këtu shteti ka rënë, sepse ka 2 javë në familjen time ku vëllai im ishte i sëmurë dhe familja nuk e dinte. Asnjërit prej nesh nuk i është bërë tamponi, as vëllait që vdiq sot. Erdhi me këmbët e veta, sot doli i vdekur. Edhe bagëti të ishin, kryeministri duhet të ishte këtu.

Nuk na vjen asnjë të thotë çfarë bëhet aty. Kam dy javë që e shikoj, ska staf të mjaftueshëm. Vëllai nuk vuante nga asnjë sëmundje tjetër. Vëllai im ka 3 fëmijë, gruan e nënën. E solla në gjendje të mirë, doli i vdekur. Asnjë informacion nuk na japin., shprehet qytetari.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.01169490814209
array(1) { ["section"]=> string(181) "pa-asnje-semundje-tjeter-erdhi-te-infektivi-me-kembet-e-tij-sot-doli-i-vdekur-qytetari-denoncon-kushtet-e-spitalit-nuk-iu-be-kurre-tamponi-1-infermier-u-sherben-13-pacienteve-216281" }