Pa hajdutët që po vidhnin dyqanin e celularëve, polici në Fier përleshet me autorët, në ikje ata e përplasin me makinë (DETAJE)

Publikuar tek: aktualitet, më 09:07 17-01-2021 Pa hajdutët që po vidhnin dyqanin e celularëve, polici në Fier përleshet me autorët, në ikje ata e përplasin me makinë (DETAJE) Foto ilustruese

Një punonjës policie në Fier ka mbetur i plagosur pasi është përplasur fizikisht me disa grabitës, të cilët më pas në ikje e sipër kanë përplasur dhe makinën e tij.

Sipas Policisë, ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm rreth orës 06:10, në lagjen "Kongresi i Përmetit", në Fier.

Tre persona të paidentifikuar kanë tentuar për të vjedhur dyqanin e celularëve në pronësi të shtetasit R. C, por gjatë tentativës së tyre ata janë pikasur nga një punonjës i policisë, i cili po shkonte për të marrë shërbimin në zonën policore.

Punonjës i Policisë ka ndërhyrë për të parandaluar vjedhjen duke u përplasur fizikisht me autorët, të cilët gjatë largimit kanë goditur me automjetin e tyre mjetin privat të punonjësit të policisë.

Në vendngjarje janë fiksuar prova materiale të lëna nga autorët të cilat do të shërbejnë në zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e kapjen e autorëve. Janë ngritur pika kontrolli në hyrje-dalje të qytetit dhe po vijon krehja e zonës me qëllim kapjen e autorëve.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Me 150km/h dhe semafor të kuq në mes të Tiranës, pse Policia hesht për Stiverjan Dashin, 'kamikazin' me BMW mbi 100 mijë dollarë
I dënuar me 5 vite burg dhe 50 mijë euro gjobë, arrestohet në Kakavijë 35 vjeçari shqiptar, pritet të ekstradohet në Itali »
Article Logic
Execution time: 0.013640880584717
array(1) { ["section"]=> string(129) "pa-hajdutet-qe-po-vidhin-dyqanin-e-celulareve-polici-ne-fier-perleshet-me-autoret-ne-ikje-ata-e-perplasin-me-makine-detaje-235299" }