‘Pa ish-sigurimsa e ish-komunistë’, regjistrohet zyrtarisht në Gjykatë partia e Myslim Murrizit, deputeti: Garojmë me lista 100% të hapura, ja 4 nismëtarët e LDSH-së

Publikuar tek: politike, më 15:47 21-10-2020 ‘Pa ish-sigurimsa e ish-komunistë’, regjistrohet zyrtarisht në Gjykatë partia e Myslim Murrizit, deputeti: Garojmë me lista 100% të hapura, ja 4 nismëtarët e LDSH-së

Deputeti Myslim Murrizi ka zyrtarizuar partinë më të re Lëvizja Demokratike Shqiptare, të themeluar nga vetë ai.

Sipas njoftimit partia u regjistrua zyrtarisht në Gjykatën e Tiranës me 19 tetor 2020, me nismën e deputetëve Myslim Murrizi, Alban Zeneli, Halit Valteri dhe Arlind Çaçani.

"Tufat e hajdutëve dhe mashtrueseve kanë këmbyer karriget me njëri tjetrin pas 8 vitesh", shkruan Murrizi.

Sipas tij, 25 prilli do të jetë provë për shqiptarët.

Postimi i plotë:

Me date 19 tetor 2020 u rregjistrua zyrtarisht ne gjykaten e rrethit gjygjesore Tirane si Parti Politike

LEVIZJA  DEMOKRATIKE SHQIPTARE

Me nismen e 4 deputeteve Myslim Murrizi, Alban Zeneli, Halit Valteri dhe Arlind Çaçani si dhe mbeshtetur nga 4602 firmetare nga çdo qark krijuam nje subjekt politik.

Ndoshta e para Parti Politike qe eshte krijuar ne 30 vite pluralizem,pa ish komuniste, pa ish sigurimsa dhe spiune sigurimi, pa na i mbledhur firmat pushteti dhe Parti Politike qe nuk eshte “ shitur” nga njeri kryetare tek kryetari bleres siç ka jo pak te tilla

Ju “kerkojme “ndjese atyre qe kane programuar, dirigjuar apo strukturuar partite politike ne post-komunizen ne Shqioeri qe nuk i pyetem dhe nuk ju morem leje

Ju “ kerkojme” ndjese edhe ish funksionareve te larte te ppsh dhe bashkepunetoreve te Ramiz Alise qe Partia Levizja Demokratike Shqiptare nuk eshte pjelle e tyre

Ftojme çdo Shqiptarë qe nuk merzitet nga ky fakt, ti bashkohet LEVIZJES  DEMOKRATIKE SHQIPTARE per te ndikuar me fuqine e VOTES ne 25 prill 2021 per nje politike ndryshe

Partia Levizja Demokratike Shqiptare do te konkuroj ne çdo qark vetem me

LISTA 100% TE HAPURA

Nga vota e qytetareve do te mare mandat AI ose AJO kanidat qe mer nje vote me shume se koleget e tjere ne liste

Programi Yne eshte:

BETEJA ME 5 HAJDUTET DHE MASHTRUESIT HIPOKRIT

qe prej 30 vitesh tallen me Shqiptaret sikur luftojne njeri tjetrin por per 30 vjet ndajne tendera dhe pasurite publike se bashku

Kush vazhdon te besoj perseri tek kjo pesçe “ artistesh” dhe tek

“ mrekullite” e programeve te tyre mashtruese, i urojme suksese

Ne Shqiperi kurre nuk ka patur ndarje ne Pozite dhe Opozite

Por ndarja ka qene ne:

PUSHTET dhe DEPOZITE

Pra tufat e hajduteve dhe mashtrueseve kane kembyer karriket me njeri tjetrin pas 8 vitesh

Do te ju lutem militanteve dhe sherbetoreve te 5 individeve qe kane kapur prej fyti Shqiperine prej 30 vitesh qe te mos me ndjekin me dhe te mos perpiqen te me bejne moral

25 prilli do te jete prova per te gjithe por me shume eshte PROVE PER SHQIPTARET  se sa durim kane per ti mbajtur ne kurriz akoma kete shoqeri prej 5 “ kaposh” qe ju duket vetja si padrino te 5 milion SHQIPTAREVE

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Rama batuta me Ballën: Taulanti ka dashur që të bëhet anëtar partie që i vogël, unë se kisha menduar ndonjëherë
Paloka i kthen përgjigje Kryeministrit: Rama i tha sot SPAK se ‘pas inceneratorit të Elbasanit jam unë dhe mos guxoni të hetoni’ »
Article Logic
Execution time: 0.011247873306274
array(1) { ["section"]=> string(165) "pa-ish-sigurimsa-e-ish-komuniste-regjistrohet-zyrtarisht-ne-gjykate-partia-e-myslim-murrizit-deputeti-garojme-me-lista-100-te-hapura-ja-4-nismetaret-e-ldsh-se-224598" }